• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA SHTRËNGON MASAT KUFIZUESE NDAJ COVID-19/ Kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë, të shmangim mbylljen totale
Home
Nderkombetare

ITALIA SHTRËNGON MASAT KUFIZUESE NDAJ COVID-19/ Kryeministri Conte: S’mund të humbim kohë, të shmangim mbylljen totale

19 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Itali ka shtrënguar masat kufizuese në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve dy ditët e fundit.

Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se masat janë marrë për të “shmangur një mbyllje totale”.

Kryetarët e qyteteve do të kenë fuqi të mbyllin hapësirat publike pas orës 21:00 ashtu si edhe të vendosin për orën e hapjes së restoranteve dhe numrin e njerëzve të lejuar do të kufizohet.

Conte në një adresim në televizion të dielën mbrëma tha se “nuk mund të humbim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një izolim total, i cili do ta dëmtonte ekonominë”.

“Qeveria është këtu, por të gjithë duhet ta bëjnë pjesën e vet”, ka thënë ai.

Ai  ka shtuar se masat më efektive që mbeten në fuqi janë maska, distanca sociale dhe higjiena.

Ndër masat e reja janë edhe: ndryshimi i mësimit në shkolla, që sipas njoftimit do të inkurajohet mësimi në distancë, restorantet dhe kafetë do të mbyllen në mesnatë, por pas orës 18:00 vetëm shërbimi në tavolinë do të lejohet dhe numri i lejuar do të jetë maksimum gjashtë persona. Konferencat dhe festivalet janë suspenduar, pishinat dhe palestrat do të ndërmarrin masa të reja për të funksionuar.

Këto masa erdhën në fuqi pasi Italia shënoi rekord ditor të rasteve me COVID-19 të dielën, me 11,705 raste. Italia ka qenë vendi evropian më i goditur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Deri tash, aty janë regjistruar 414,000 raste pozitive me 36,500 të vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM TERRORIST NË AFGANISTAN/ Shpërthen bomba pranë selisë së Policisë, 15 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur
Previous article NXIRRNI XHUPAT DHE PALLTOT NGA DOLLAPI, ULEN TEMPERATURAT/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Delo.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT