• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA RA NË “GJUNJË” PARA COVID-IT/ Kryeministri Conte merret në pyetje për masat e marra
Home
Nderkombetare

ITALIA RA NË “GJUNJË” PARA COVID-IT/ Kryeministri Conte merret në pyetje për masat e marra

13 June, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Prokurorët morën në pyetje kryeministrin italian, Giuseppe Conte, të premten në lidhje me masat e marra nga qeveria për pandeminë.

Kryeministri u pyet për një vendim të qeverisë për të mos vendosur masat e izolimit, dy javë më herët, në dy qytete në rajonin e Lombardisë. Ky rajon më pas u bë një nga epiqendrat e shpërthimit të koronavirusit në Itali.

“Sot dëgjuam si persona të informuar për faktet, kryeministrin Giuseppe Conte, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Brendshëm. Seanca dëgjimore u mbajt në një atmosferë të ngrohtë dhe pati një bashkëpunim maksimal institucional. Iu jam mirënjohës për deklaratat e marra dhe ne do të përfundojmë punën tone”, tha prokurorja Maria Cristina Rota.

Mjekët dhe virologët kanë thënë se vonesa me dy javë, për vendosjen e masave izoluese në Alzano dhe Nembro ndihmoi që virusi të përhapet në provincën Bergamo, ku në mars pati 571 për qind më shumë vdekje sesa mesatarja e pesë viteve të mëparshme. Deri më tani, asnjë zyrtar publik nuk është vënë nën hetim për vendimet që ata morën ose nuk morën.

Ndërkohë, në Itali nga kjo e premte ka nisur të përdoret një aplikacion në telefonat celularë për gjurmimin e kontakteve, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Ministrja e Inovacionit, Paola Pisano tha se deri më tani dy milionë njerëz kishin shkarkuar aplikacionin “Immuni”. Ekspertët thonë se vendit do t’i duhej që 60% e popullsisë të përdorë këtë aplikacion në mënyrë që të ketë efekt.

“Immuni” përdor teknologjinë Bluetooth për të njoftuar përdoruesit se ata kanë patur kontakt për një kohë të gjatë me një individ që është pozitiv me COVID-19.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit me fort nga koronavirusi. Deri të premten në mëngjes numri i viktimave ishte mbi 34 mijë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O MORTJE...MË THUAJ"/ Aktori tremb Marina Vjollcën, asaj gati sa nuk i thyhet telefoni (VIDEO)
Previous article A DUHET T'I USHQEJNË FËMIJËT ME GJI NËNAT E INFEKTUARA? Ja çfarë thotë OBSH

s.autor

Postime të ngjashme

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT