Janë të paktën 10 viktima dhe shumë të lënduar si pasojë e motit të keq në Itali ku në dy ditët e fundit Veriu dhe Zona qendrore e vendit janë kthyer në skena katastrofash natyrore.
Ndërkohë, një person rezulton i humbur. Dy viktima në Frozinone, dy në Lacio, një në Napoli, një në Savona dhe një në Beluno është bilanci i deritanishëm.
Moti i keq në vendin fqinj pritet që të vazhdojë edhe ditën e sotme.
Pas Romës, edhe shumë qytete të tjera historike dhe muzeale të vendit janë shëndruar në vend-katastrofa, ku rasti tipik është ai i Venecias, qendra e së cilës ka hyrë e gjitha në det.
Fotot që po bëjnë xhirron e botës, po tregojne se si banorët e qytetit antik të dashurisë, u duhet të notojnë nëpër rrugicat e qytetit, ku më parë vozitej me makina dhe motorë.
Tani në Venecia duket se vetëm gondolierët janë njerëzit më “fatlum”…


