• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIA NË KËMBË PREJ 24 ORËSH/ Policia në kërkim të Edison Pulës, u arratis nga burgu pasi sharroi hekurat
Home
Breaking News

ITALIA NË KËMBË PREJ 24 ORËSH/ Policia në kërkim të Edison Pulës, u arratis nga burgu pasi sharroi hekurat

11 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia italiane është angazhuar maksimalisht për të ndaluar të arratisurin nga Burgu i Trevisos, Edison Pula.

Anëtari i “Bandës së Niklës”, i njohur edhe për grabitjet e vilave luksoze në zonën e Selias ia doli që të arratisej duke prerë me sharrë hekuri, hekurat e dritares së qelisë së tij të burgut, por do e ketë shumë të vështirë të dalë nga Italia.

Kjo pasi një skuadër nga ajri është angazhuar për të gjurmuar lëvizjet e tij, por edhe me postblloqe në kufi.

“Në të gjithë vendin ka alarm maksimal, veçanërisht në kufi. Kërkohet Edison Pula i cili është arratisur nga burgu i Trevisos. 27-vjeçari shqiptar pasi ka sharruar me dy tehe hekurat e qelisë së tij në burgun Treviso, ka zbritur me çarçafët e lidhur si litarë dhe kapërceu një mur 5 metra të lartë para se të humbiste gjurmët”, shkruajnë mediat italiane.

Komisari Vito Montaruli, ka deklaruar: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në mëngjes ka nisur një koordinim mes Skuadrës Ajrore dhe zyrës së hetimit të Policisë, policisë së Burgjeve dhe asaj Kufitare. Dyshimi është se po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në atë anë të kufirit. Megjithatë, supozojmë se është ende në territorin kombëtar”.

27 vjeçari është shqiptari i arratisur nga burgu italian ditën e djeshme. Autoritetet italiane e përshkruajnë si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai është parë teksa merrte një makinë që po e priste në rrugë, ndërsa dy shokët e tij nuk ia arritën t’u shpëtonin prangave.

Pas arratisjes së bujshme, Sindikata e Policisë së Burgjeve në Itali, reagoi duke theksuar se “ajo që ka ndodhur është pasojë e thyerjes së politikave të sigurisë së burgjeve. Sistemi penitenciar, për të rritur dhe të mitur, po shembet çdo ditë e më shumë. SAPPE ka denoncuar prej kohësh se siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masat e këqija si mbikëqyrja dinamike dhe regjimi i hapur, duke hequr rojet e IEVP-së, gardianëve për survejimin nga muret e burgut, mungesën e policëve të burgjeve, mungesën e fondeve për shërbimet kundër ndërhyrjes dhe kundër ngjitjes ”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTEMIS ËSHTË GJALLË/ Letra që gëzoi familjarët e shqiptares në Greqi
Previous article NDODH ÇUDIA/ Gruaja bëhet nënë për herë të parë në moshën 58-vjeçare

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT) Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT)

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur Aktualitet

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

KUVEND/ Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet Breaking News

KUVEND/ Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT