• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA GJEN ZGJIDHJE PËR GAZIN/ Marrëveshje 8 mld dollarësh me Libinë
Home
Botë

ITALIA GJEN ZGJIDHJE PËR GAZIN/ Marrëveshje 8 mld dollarësh me Libinë

29 January, 2023 s.autor Botë

Kryeministrja Italiane Giorgia Meloni vizitoi Tripolin të shtunën për të përmbyllur një ujdi 8 miliardë dollarëshe për gazin, që synon të rrisë furnizimet me energji në Europë, pavarësisht pasigurive dhe kaosit politik në shtetin afrikano-verior.

Meloni u takua me kryeministrin libian Abdulhamid al-Dbeibah, kreu i qeverisë së unitetit kombëtar, e njohur ndërkombëtarisht, me të cilin bisedoi edhe për çështjen e emigracionit ne Mesdhe.

“Ajo në Tripoli është një prej vizitave të para ndërkombëtare që zhvilloj në zonën e Mesdheut dhe tregon se Libia është prioritet për Italinë”, tha Meloni.

Marrëveshja 8 miliardë dollarëshe e nënshkruar mes kompanisë shtetërore të energjisë në Itali, ENI dhe koorporatës kombëtare të naftës së Libisë, parashikon zhvillimin e dy fushave libiane të gazit në det të hapur dhe investime në energji diellore, teksa vendet evropiane kërkojnë të shkurtojnë varësinë e tyre nga furnizimet ruse.

ENI vlerësoi se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar.

“Nënshkrimi i marrëveshjes mes kompanisë shtetërore të energjisë në Itali dhe koorporatës kombëtare të naftës në Libi është një hap i rëndësishëm dhe historik, në një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm”, shtoi kryeministrja italiane.

Shtetet evropiane kanë nxituar të blejnë gaz natyror nga burime jo-ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut, pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian me gaz natyror, por në vitin 2023 eksportet e gazit natyror rus në vendet e bllokut besohet se do të reduktohen për gati 60 miliardë metra kub në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZGJODH PRESIDENT NË ÇEKI/ Kush është ish-gjenerali i NATO-s që triumfoi në balotazh përballë ish kryeministrit Andrej Babis
Previous article ÇFARË NDODHI NË FIER? Vjedhje dhe ‘tap në timon’, dy të arrestuar dhe një i proceduar

s.autor

Postime të ngjashme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje Botë

ZBULOHET LABORATORI I DROGËS NË HAGË/ Arrestohen 4 persona, evakuohen dhjetëra familje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT