• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Italia drejt zgjedhjeve, Presidenti shpërndan Parlamentin
Home
Nderkombetare

Italia drejt zgjedhjeve, Presidenti shpërndan Parlamentin

29 December, 2017 Q.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti italian Sergio Mattarella shkriu të enjten parlamentin, përpara zgjedhjeve që pritet të prodhojnë një periudhë destabiliteti në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Kabineti i kryeministrit Paolo Gentiloni, u thirr në konsultime për të përcaktuar datën e zgjedhjeve, që sipas burimeve mund të jetë 4 marsi. Më herët, të enjten, Gentiloni mbrojti performancën e qeverisë së tij një-vjeçare dhe tha se ai do të qëndronte në detyrë për të garantuar vazhdimësinë, deri sa një qeveri e re të krijohej.

Me sondazhet e opinionit publik që flasin për një parlament të cunguar, ai tha se Italia duhet të përgatitet për përballjen me destabilitet, por nuk duhet të ketë frikë nga kjo dhe nënvizoi se situata të tilla tashmë janë të zakonshme në shumë vende evropiane.

“Nuk duhet ta dramatizojmë rrezikun e destabilitetit, ne jemi thuajse të mësuar me të”, tha ai, duke iu referuar ndryshimeve të shpeshta në qeverisjen e vendit, e duke shtuar se në vende të tjera evropiane ka pasur një italianizim të sistemeve politike.

Të gjitha partitë kryesore politike në Itali, premtojnë të ngrenë defiçitin buxhetor dhe të ulin taksat, pavarësisht borxhit të madh publik, ndërsa emigracioni pritet të jetë temë qendrore e zgjedhjeve, me Partitë djathtiste që paralajmërojnë shpesh për një pushtim emigrantësh, përcjell TCh.

Për momentin, lëvizja ‘5 yjet’ kryeson sondazhet e opinionit publik, me 28 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Paolo Gentilonit me rreth 23 për qind.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e vendeve në parlament, pritet t’i shkojnë një Aleance Konservatore të krijuar nga Forca Italia e Silvio Berluskonit, me rreth 16 për qind, Lega Nord e krahut të djathtë dhe vëllezërve të Italisë me respektivisht 13 dhe 5 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Eneda Tarifa ja merr këngës në restorant, një ministër e shoqëron me kitarë
Previous article VIDEO/ Saimir Tahiri siç nuk e keni parë asnjëherë, këndon me të birin në festë

Q.Autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT