• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALIA DËRGON MJEKË NË SHQIPËRI/ Luigi Di Maio: Ishit pranë nesh në periudhën më të errët, koha t’ju kthejmë solidaritetin
Home
Sociale

ITALIA DËRGON MJEKË NË SHQIPËRI/ Luigi Di Maio: Ishit pranë nesh në periudhën më të errët, koha t’ju kthejmë solidaritetin

31 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Italia ka ndihmuar Shqipërinë duke i dërguar staf mjekësor për të përballuar situatën me pandeminë, duke treguar së është afër popullit shqiptar, kur ai ka nevojë, njësoj siç ishte Shqipëria pranë Italisë në periudhën e saj më të errët. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se Shqipëria ndihmoi Italinë në një kohë të vështirë dhe sot është koha që t’i kthejmë solidaritetin. Statusi i tij është shpërndarë edhe nga ambasada italiane duke thënë se Italia është pranë Shqipërisë.

“Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjekësor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të ndaloj kurrë së falenderuari për ndihmën e çmuar dhe afërsinë e treguar me popullin tonë. Nuk ishte detyrim. Prandaj na u duk e arsyeshme t’u kthenim solidaritetin. U nis sot nga Italia një ekip mjekësh e infermierësh me një ngarkesë prej 500 mijë maskash. Faleminderit, nga zemra, personelit tonë shëndetësor, që do të shkojë të bëjë në Shqipëri, me shumë profesionalizëm, punën e tij dhe do të ndihmojë atë që gjendet në vështirësi në këtë moment. Jemi me ju”, shkruan Di Maio.

Vendet tregojnë miqësinë në kohë të vështira dhe kjo u duke mes Italisë dhe Shqipërisë, kur të dy vendet po përballeshin me periudhën e tyre më të vështirë në lidhje me pandeminë, në një kohë kur Shqipëria i dërgoi Italisë mjekë e infermierë për t’i ndihmuar në kohën kur vendi ‘nuk po merrte dot frymë’ nga numri i lartë i të infektuarve dhe viktimave në vende për shkak të COVID-19, dje të njëjtën gjë bëri Italia për Shqipërinë duke i kthyer solidaritetin dhe qëndruar pranë në këtë kohë kur shifrat e të infektuarve në vendin tonë janë alarmante.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VURI FLAKËN DY MAKINAVE NË FIER/ Policia arreston autorin e zjarrëvënies së qëllimshme
Previous article OPOZITA PARLAMENTARE FORMON PARTINË E RE/ Halit Valteri nxjerr emrin e subjektit politik me kryetar Myslim Murrizin

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT