Ndërkohë disa krahina të Italisë u zgjuan këtë mëngjes nga reshjet e para të borës.
Rritja e nivelit të ujit është një fenomen natyror, që ndodh kryesisht kur baticat e mëdha të shkaktuara nga tërheqja gravitacionale e hënës, përputhen me erërat e ngrohta të Mesdheut. Ky fenomen detyron ujin të vërsulet nga Adriatiku drejt  lagunës veneciane.

Autoritetet kanë planifikuar më herët që të  ndërtojnë një digë nënujore për të mbrojur qytetin e bukur turistik i cili herë pas hërë bëhet shënjestër e përmbytjeve të mëdha.