• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Itali/ Tre shqiptarë bien në ‘kurthin’ e policisë, kapen me 1 milionë euro kokainë të fshehur
Home
Aktualitet
Kronikë

Itali/ Tre shqiptarë bien në ‘kurthin’ e policisë, kapen me 1 milionë euro kokainë të fshehur

12 November, 2017 k.autor Kronikë

Katër persona janë arrestuar nga policia italiane në Frosinone pas sekuestrimit të një sasie prej 11 kg kokainë. Ky ishte bilanci i një operacioni brilant të përfunduar nga Policia italiane dhe Guardia di Finanza. Ndërhyrja blic nisi gjatë natës së kaluar në përfundim të hetimeve që Guardia di Finanza kishte nisur në zonën hekurudhore, vendi i preferuar për përdoruesit dhe shpërndarësit.

 

Pikërisht gjatë këtyre hetimeve, ishte pikasur një automjet “Volkswagen Tiguan” me targa greke i dyshimtë në rrugë “Gaeta”.

 

Pas kryerjes së disa kontrolleve, rezultoi se pikërisht në atë zonë ishte rezident një shtetas shqiptar me precedentë kriminalë për veprën penale të shpërndarjes së drogës identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Në këtë pikë, me ndihmën e kolegëve të skuadrës lëvizëse filloi një shërbim vëzhgimi.
Pas rreth 5 orësh monitorim, tre persona me origjinë shqiptare u panë të hynin në parkimin ku ndodhej makina me targa greke, që drejtohej nga një 60-vjeçar me origjinë greke.

Në atë moment policia ndërhyri. Nervozizmi i çuditshëm i treguar nga shqiptarët ka bërë dyshues efektivët që filluan të çmontonin makinën. Dhe vetëm me heqjen e një feneri, të vulosur mirë, u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza. Në tregun me pakicë, e gjithë kjo drogë do të sillte të ardhura më shumë se 1 milion euro.

Katër personat u arrestuar për trafik droge. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 automjete dhe 13 telefona. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar se nga ka ardhur droga dhe për kë ishte destinuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tragjike/ E zë sipër makina bujqësore, humb jetën i riu shqiptar në Greqi
Previous article Shqipëria/ Taksat më të larta dhe buxhetin më të "varfër" në rajon

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT