• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALI/ Kardinali Ravasi: E mundur që Papa Françesku të japë dorëheqjen
Home
Nderkombetare

ITALI/ Kardinali Ravasi: E mundur që Papa Françesku të japë dorëheqjen

20 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Është e mundur që Papa Françesku të japë dorëheqjen. Të paktën kështu mendon kardinali Gianfranco Ravasi, i cili është intervistuar gjatë emisionit Non Stop News në radion italiane RTL.

“Mendoj se ai mund ta bëjë këtë, sepse është një person që, nga ky këndvështrim, është mjaft i vendosur në zgjedhjet e tij”,- theksoi ai.

“Deri më tani, ai ka vendosur të vazhdojë aktivitetin e tij, edhe kur, për shembull, pati vështirësi me gjurin, gjë që ndryshoi stilin e zakonshëm të marrëdhënieve publike të figurës papnore me gjithë komunitetin kishtar në mbarë botën, ai bëri atë batutën e famshme, sipas së cilës, Papa qeveris me trurin dhe jo me gjurin”,- kujtoi Ravasi.

“Pra, ai gjithmonë ka pasur prirjen të luftojë dhe të reagojë, dhe kjo është gjithashtu një zgjedhje e ligjshme, pasi ka arritur të përballojë edhe udhëtime në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe sfiduese, si ai në Lindjen e Largët. Megjithatë, nuk ka dyshim se, nëse ai do të ndodhej në një situatë ku aftësia e tij për të pasur kontakte të drejtpërdrejta – ashtu siç ai e pëlqen – dhe për të komunikuar në mënyrë të menjëhershme, të fuqishme dhe vendimtare do të komprometohej, atëherë besoj se mund të vendoste të jepte dorëheqjen”,- ka shtuar kardinali.

Ka kaluar qetësisht nata e gjashtë e Papa Françeskut në spitalin Policlinico Gemelli, ku është i shtruar që nga e premtja e kaluar (14 shkurt 2025) për shkak të një bronkiti që tani është kthyer në pneumoni.

Ai u shtrua për shkak të përkeqësimit të një bronkiti që e kishte prej disa ditësh dhe po ndjek një terapi me antibiotikë, e cila është rregulluar gjatë qëndrimit në spital pasi analizat mikrobiologjike zbuluan një infeksion polimikrobial në rrugët e frymëmarrjes.

Një skaner i kryer të hënën në mëngjes tregoi praninë e pneumonisë bilaterale, që prek të dy mushkëritë. Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, mjekët vunë re një përmirësim të lehtë, veçanërisht në treguesit inflamatorë. Papa Françesku priti gjithashtu për një takim 20-minutësh kryeministren Giorgia Meloni, e cila e gjeti atë “të kthjellët” dhe me humorin e tij karakteristik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON kreu i NATO-s: Rritni shpenzimet e mbrojtjes ose do merrni një telefonatë nga Trump
Previous article IZRAELI NË ZI/ Kthehen 4 trupat e pajetë të dorëzuar nga Hamasi, Netanjahu: Na falni, jemi të detyruar të bëjmë marrëveshje me vrasësit

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT