• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALI/ Flet nga arratia “Baroni” i drogës Alket Hatiaj: Lidhja ime me bandat e trafikut të heroinës
Home
Breaking News

ITALI/ Flet nga arratia “Baroni” i drogës Alket Hatiaj: Lidhja ime me bandat e trafikut të heroinës

11 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alket Hatiaj, njeriu që cilësohet nga mediat italiane si ‘Zot’ i drogës, flet sot në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Kjo javë’ të moderatores Nisida Tufa, në ‘News24’. Nga baza ku fshihet, ai pranon për gazetaren Klodiana Lala, rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës, ndërsa do flasë edhe për akuzat dhe vitet e burgut në Shqipëri.

Për herë të parë 40-vjeçari, baba i dy vajzave do të tregojë për Vilën me bunker në Berat, prapaskenat e ekstradimit drejt Italisë dhe përse nuk pranon t’u dorëzohet autoriteteve. Hatiaj është dënuar me 20 vite burg në Itali, si pjesë e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në bandë kriminale. Për këto e më shumë ndiqni sot pasdite emisionin ‘Kjo javë’.

NGA ‘DETYRIM PARAQITJE’, TEK MASA ‘ARREST ME BURG’
Ndonëse Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, më 11 korrik, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 45-vjeçarin. Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 45-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer. Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike.
Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

Mësohet se për herë të parë Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi. Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI/ Kremlini "zbulon sekretin": Putin dhe Trump ranë dakord për…
Previous article LSI shton tonet, akuza të reja për Kryeministrin: Rama duhet paditur

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT