• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Isuf Kalo i përgjigjet Liliana Hoxhës: Po Sokoli, çfarë mendon për Nexhmien?
Home
Dossier

Isuf Kalo i përgjigjet Liliana Hoxhës: Po Sokoli, çfarë mendon për Nexhmien?

7 December, 2017 Ina.Autor Dossier

Prej disa ditësh, gazeta “Panorama” ka botuar disa intervista të Liliana Hoxhës, e cila ripërsërit akuzat, se Enver Hoxha është vrarë dhe nuk ka vdekur në mënyrë natyrore.

Sipas saj, ai është helmuar nga Nexhmije Hoxha, në bashkëpunim me Ramiz Alinë, por dhe me mjekun personal në Enverit, Isuf Kalo.

Ky i fundit i është përgjigjur shkurtimisht asaj nëpërmjet kësaj gazette.

“Zonjës që akuzon gjithë botën, unë i jam përgjigjur prej kohësh dhe nuk e kuptoj pse vazhdon që të përsërisë veten.

Zonja në fjalë njërin e bën agjent të UDB-së, tjetrin agjent të KGB-së, thua se këtu ka qenë qendra botërore e agjenturave.

A është për t’u besuar?!

Kjo është qesharake.

Ajo ka qenë një ndër pacientet e mia dhe unë i uroj shëndet të mirë mendor dhe fizik.

Por unë nuk mund t’u përgjigjem pacienteve të mia. Unë do t’ju sugjeroja juve që të pyesnit dhe bashkëshortin e saj, Sokolin, djalin e Enver Hoxhës.

A mendon edhe ai njëlloj si bashkëshortja e tij për nënën e tij?!”, tha ai.

“Unë kam mbajtur një detyrë zyrtare dhe shtetërore, të cilën e kam përmbushur me profesionalizëm e për të cilën unë kam marrë falenderime dhe dekorata shtetërore”, tha më tej Kalo.

“Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti.

Rreth vitit ‘77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshme, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri.

Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimisht në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikisht nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. Gradualisht, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetologu më i specializuar në Paris.

Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektualizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos”, tha Liliana Hoxha në intervistën e saj. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Foto me armë e flamuj, si u zbuluan 2 shqiptarët e ISIS
Previous article Plas në familjen e diktatorit, Sokol Hoxha akuzon Nexhmijen për helmimin e të jatit: E fejuara e vëllait akuzoi mjekun se e ngacmoi seksualisht, pastaj na sollën Isuf Kalon

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT