• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHULLI I LUFTËS”/ Fotoreportazh nga ajo çfarë ka mbetur nga baza luftarake e Sazanit
Home
Dossier

“ISHULLI I LUFTËS”/ Fotoreportazh nga ajo çfarë ka mbetur nga baza luftarake e Sazanit

22 July, 2018 k.autor Dossier

Aty nuk gumëzhijnë më as nëndetëset, a katër-siluruesit, as ushtarët e marinarët shqiptarë dhe rusë… madje edhe anija e Zheleznovit ka ikur me kohë.

Porti, kazermat, qyteza, fortinot, tunelet dhe armët e rënda ia kanë lënë vendin heshtjes, ferrave, ndryshkësirave dhe braktisjes.

Ishulli dikur ‘i papushtueshëm’ i Sazanit, ose ‘Porta e hekurt’ e gjirit të Vlorës, sot lundron mbi valë si një anije e braktisur piratësh dhe mbi shpinë mban gjithë farë kujtimesh nga epoka e ‘Luftës së Ftohtë’.

Lexues të “Mapo.al” kanë sjellë një fotogaleri të rrallë shoqëruar me shpjegimet përkatëse, të gjithë asaj çfarë ka mbetur sot nga baza e dikurshme ushtarake e ishullit të Sazanit në Vlorë.

Tani prej disa kohësh ky ishull është hapur për turistët dhe kureshtarët e shumtë dhe për këtë anije të posaçme turistike nisen çdo mëngjes nga Porti Detar i Vlorës për të çuar aty vizitorët.

Por përveç objekteve të shumta ushtarake dhe ndonjë motovedete të Rojes Bregdetare, në ishull kanë mbetur vetëm kujtime të ndryshkura të asaj kohe që flet shumë me heshtjen e saj.

Megjithatë syrit të vëmendshëm të eksploruesve të apasionuar nuk u kanë shpëtuar tek-tuk edhe shumë objekte të flakura shkujdesur, apo të harruara ndër vite në ishull nga banorët e dikurshëm që jetonin dhe vigjilonin aty në ‘mbrojtje’ të socializmit.

Por sot armiku që nuk u shfaq asnjëherë si pushtues në brigjet e këtij ishulli-bazë, tani po vjen si turist dhe po gjallërron ishullin e braktisur që mbahet si një rrelike e kohës së ‘Luftës së Ftohtë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prill 1946 - Zhdukja e dy djemve të Muharrem Bajraktarit
Previous article TRITOL MAKINËS NË VLORË/ Automjeti SHPËRTHEN në parking. Zbulohet se cila është... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT