Të gjithë kemi dëgjuar për ishullin e famshëm të Karaburunit dhe atë të Sazanit.
Aty ku uji është në caqet e pastërtisë maksimale, ndërsa ndërtimet janë thuajse të pamundura të kryhen për shkak të infrastrukturës së vështirë për të arritur në rrugë tokësore atje.
Përveç kësaj duhet theksuar se në Karaburun është e pamundur të vizitohet nëpërmjet makinës, ashtu si edhe në Sazan, kjo për shkak të mos ekzistencës së rrugës automobilistike.
Por ka një mënyrë fantastike, nëpërmjet motorskaf-eve.
TURI SAZAN – KARABURUN
Karaburun nga turqishtja do të thotë “Hundë e zezë”, por në gjuhën shqipe porsa përmendet Karaburuni të shkon mendja te plazhet e bukura dhe të virgjëra që gjenden në të. Zhampovel, Shën Vasil, Shën Jan, shpella e Haxhi Alisë, Kepi i Gjuzës janë të gjitha zona që mund të eksplorohen.
Sigurisht që këtu rekomandojmë udhëtimin me skaf.
Jo vetëm për adrenalinën që ofron, por se përveçse një udhëtim i shpejtë, është i ndaluar udhëtimi me makinë.
Në vijim mund të eksplorohet ishulli i Sazanit, një ishull sa misterioz, aq edhe i bukur.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.






