• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ishte tmerr, ai ulërinte në flakë”, çfarë ka mbetur në shtëpinë e të moshuarit që u dogj me qiri (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“Ishte tmerr, ai ulërinte në flakë”, çfarë ka mbetur në shtëpinë e të moshuarit që u dogj me qiri (VIDEO)

22 January, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

“Dëgjuam ulërima, bërtiste pafund e për t’i shuar flakët i hodhëm ujë mbi trup”.

Detajet e frikshme të ngjarjes së ndodhur në mesnatë në një banesë njëkatëshe në Shijak, ku u dogj 68-vjeçari Hyqmet Shaqja, i tregon kunata e tij, Fatbardha Shaqja.

Atje nuk ka mbetur më asgjë, orenditë e fundit të shkrumbuara po i nxjerrin jashtë punonjësit e bashkisë, ndërsa muret e plasaritur dhe të nxira janë të vetmet që mund të tregojnë për ngjarjen e mbrëmshme, ashtu si edhe Fatbardha, kunata e të moshuarit që bashkë me familjarë të tjerë mundën t’i vinin në ndihmë.

Ajo tregon se ishte pikërisht djali i të moshuarit ai që i lajmëroi në mesnatë.

“Mbrëmë para se të flinte nuk e kishte shuar qiriun. Siç duket qiriu i ka rënë në shtratin ku flinte dhe mori flakë shtati e më pas gjithë dhoma ku ai ishte në gjumë. Në dhomën tjetër flinte djali i tij, i cili kërkoi ndihmë menjëherë. Erdhëm po nuk dinim ç’të bënim se kunati ulërinte nga flakët në dhomë dhe nuk hynim dot. Thyem dritaren e dhomës që po digjej dhe hodhëm ujë për tu shuar flakët”,- tregon ajo.

“Në dhomën ku flinte kishte vetëm një krevat një tavolinë, një televizor…atë kot e mbante sepse drita nuk ka. I janë djegur të gjitha gjërat”,- shton ajo.

E ndërsa na tregon për të moshuarin e të birin, nuk ka shumë për të thënë.

Ata ishin zhytur në skamje, i moshuari s’merrte as pension e për të jetuar mblidhnin kanoçe.

“Sa për bukën e gojës, çtë bëjnë, por tani mbetën edhe pa shtëpi”,- shton më tej kunata.

/balkanweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E bujshme/ Talenti shqiptar firmos me Crystal Palace, Panucci e do në Kombëtare
Previous article Drejtori Sportiv i Romë, Monchi: Nëse Dzeko largohet, atëherë do të blejmë një lojtar tjetër

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT