• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE SHOKU IM I NGUSHTË…”/ Djali i  boksierit Skënder Kurti që u shua nga Covid-19 i përlotur: U mblodhëm të gjithë…
Home
Sociale

“ISHTE SHOKU IM I NGUSHTË…”/ Djali i boksierit Skënder Kurti që u shua nga Covid-19 i përlotur: U mblodhëm të gjithë…

8 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Djali i ish-boksierit Skënder Kurti tregoi mes lotësh dhimbjen që i ka shkaktuar ndarja nga jeta e të atit, për shkak të prekjes nga koronavirusi.

Duke folur në një lidhje me “Skype” në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, Renato Kurti tha se ishte shumë i lidhur me të atin, pasi ai ishte shpirti dhe shoku i tij më i ngushtë i jetës së tij.

“Ishte shpirti im, shoku im i ngushtë i jetës. Ishte njeri me vlera të larta. Nuk e besoj se e kam humbur. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, tha Renato.

Si i dalluat shenjat e para dhe si ishte gjendja e tij në fillim?
Ishte një grip, kishim edhe fëmijët të gjithë me grip. Më 8 mars ishim bashkë për të festuar festën e nënës, kishte temperaturë të lehtë, por menduam se ishte grip. Nuk e mendoni njeri këtë të keqe, këtë lloj mortje. Vazhdoi me temperaturë, por s’e mendonim të keqen kurrë. Më 16 pati përkeqësim, e shtruam në spital, ku rezultoi pozitiv.

Si arriti shtrimi në spital?

Procedurat ishin të rregullta. Erdhi ambulance, e dërguam në spital. Pati shumë probleme me frymëmarrjen, ndaj e njoftuam urgjencën.

Kur i morën tamponin dhe doli pozitiv, si u prit lajmi?
Kur shkoi në urgjencë ishte me oksigjen. Ishim me besim të gjithë, se gjërat do të shkonin mirë. Flisnim në telefon me të. Te spitali i kanë ndenjur mbi kokë, ato gra të shkreta, se shumica janë gra, që janë në vijën e parë të rrezikut.

Kur e mësuat për vdekje klinike?
Ishte tmerr. Rikthimi në jetë m’u duk si mrekulli e Zotit dhe thamë që s’do na e marrë më. Pak a shumë ishim përgatitur, por shpresa nuk vdiste.

Luftoi si një boksier i vërtetë edhe në spital…
Zoti na e jep jetën, edhe na e merr. Janë punët e Zotit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Keni të prekur me COVID-19 ndonjë pjesëtar në familje? Këshillat e MSH për qytetarët
Previous article KORONAVIRUSI/ Mourinho dhe tre të besuarit e tij shkaktojnë polemika, stërviten duke thyer rregullat e distancimit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT