• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHTE PJESË E…”/ Historiani Fischer: Pse është i vështirë rehabilitimi i Mid’hat Frashërit
Home
Intervista

“ISHTE PJESË E…”/ Historiani Fischer: Pse është i vështirë rehabilitimi i Mid’hat Frashërit

2 March, 2019 F.autor Intervista, Kulturë

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, historiani amerikan Bernd J. Fisher, krahas qendrimit te tij rreth situates ne Shqiperi dhe aktualitetit politik, ndalet edhe ne nje zhvillim qe u pasua me debate te shumta: kthimin ne atdhe te eshtrave te Mid’hat Frashërit.

Sipas tij, “Frashëri ishte pjesë e historisë së Shqipërisë dhe sjellja e eshtrave të tij në atdhe ishte e ligjshme. Ndoshta shteti mund të kishte qenë më pak entuziast, për të mos krijuar idenë e një festimi, por një përkujtimi”.

I përket një tjetër periudhe, por nuk ka se si të mos lidhet edhe me politikën e ditës, përderisa edhe kthimi i tij në atdhe ishte një vendim i saj. Ç’mendoni për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri?

Ne kemi kaluar një situatë të tillë me monumentet e Konfederatës. Pas Luftës Civile (1865), në Jug u ngritën statujat e drejtuesve të Ushtrisë së Konfederatës. Ende vijon debati se ç’do të bëhet me to. Shumë ishin që ato të rrëzoheshin, por unë jam kundër kësaj, sepse bashkë me to do të shembej dhe një aspekt i historisë. Për shembull, unë jam kundër shembjes së Piramidës, e cila duhet të ruhet si një simbol, jo për të festuar, por si simbol i një periudhe të caktuar që nuk duhet harruar. Në këtë kontekst, Frashëri ishte pjesë e historisë së Shqipërisë dhe sjellja e eshtrave të tij në atdhe ishte e ligjshme. Ndoshta shteti mund të kishte qenë më pak entuziast, për të mos krijuar idenë e një festimi, por një përkujtimi. Ka një ndryshim të madh mes të dyjave. Nëse kalohet linja e përkujtimores, atëherë kemi të bëjmë me politikë. Gjithnjë jam shprehur kundër përdorimit politik të historisë.

Rivarrosja e tij në Tiranë u shoqërua me debate. Ishin të shumtë ata që kundërshtuan, duke kujtuar faktin se ai ka qenë bashkëpunëtor me pushtuesin nazifashist. A quhet Mid’hat Frashëri kolaboracionist?

Është e qartë që ai ka punuar me regjimin pushtues. Kushdo që bashkëpunon me regjimin është vetësakrifikuar. Regjimet gjithnjë duan të gjejnë njerëz që të drejtojnë qeveritë e tyre të kukullave. Një pjesë e atyre që bashkëpunuan, jo të gjithë e kanë justifikuar këtë si të keqen më të vogël, por regjimi pushtues mund të kishte qenë edhe më i keq se ai që ishte. Nuk besoj se ka më paqartësi në këtë pikë. Kushdo që bashkëpunon me pushtuesin është vetësakrifikuar dhe të quajturit “tradhtar” nga ana e njerëzve, është një haraç që ata duhet ta mbajnë. Pikërisht për shkak të kësaj periudhe bashkëpunimi, nuk mendoj se ai do të rehabilitohet plotësisht. (Panorama)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON KAOSI TEK INTERI/ Icardi refuzon ndërmjetësit, kërkon të takojë “bosin” e madh
Previous article PREMIER LEAGUE/ Mahrez ngjit Manchester Cityn në krye, Lukaku fut "Djajtë Kuq" në Champions

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT