Një grua 56 vjeçare shqiptare është vrarë me thikë nga burri i saj në Itali.
Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruci ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci.
62-vjeçari e ka goditur atë disa herë me thikë në qafë, në stomak dhe në lartësinë e shpatullave dhe qafës në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.
Ulërimat e Zejnepes para se të vritej nga bashkëshorti ishin dëgjuar disa metra larg.
Shkaku i vrasjes së Zejnepes dyshohet se ka qenë xhelozia, pasi kjo e fundit ka qenë gjatë gjithë kohën në punë për shkak të kushteve të vështira e cila punonte në një restorant peshku, ndërsa bashkëshorti i cili dhe e vrau ka qenë i papunë dhe gjithë kohën në shtëpi, shkruajnë mediat italiane.
Kjo tragjedi është paralajmëruar dhe më parë. Fqinjët tregojnë për klithma të shpeshta dhe disa ndërhyrje të policisë, ndërsa disa klientë të pazarit të peshkut të lagjes raportojnë se një vit më parë gruaja u zhduk për disa ditë dhe më pas u kthye në punë me sy të nxirë.
Pronari i Zenepes shprehet se ajo ishte një person i jashtëzakonshëm dhe puntore.
Dëshmia: Ajo doli nga puna në orën një, ne do të takoheshim përsëri kur të hapeshim pasdite. Zenepe ishte një person i jashtëzakonshëm, ishte bërë pjesë e familjes. Ajo ishte e lumtur sepse të dielën kishte festuar ditëlindjen me familjen e saj, nipërit e saj të dashur, pasurinë e saj më të çmuar. Kur filloi të punonte këtu 18 vjet më parë, nuk fliste italisht. Pastaj thotë Marko me një zë të dobët: Ajo u bë kuzhinierja jonë. Ajo që nuk hante peshk kishte mundur, falë inteligjencës dhe dëshirës për të punuar, të krijonte receta që e bënin të famshme mes klientëve tanë”.
Përshtati Alpenews.al