• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE NISUR PËR NË BRITANI/ 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE NISUR PËR NË BRITANI/ 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit

11 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori pengmarrjeje është zbuluar nga policia.

Policia e Shtetit, nëpërmjet Interpol Tiranës, po bashkëpunon ngushtësisht me Interpol Lionin, në Francë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve që mbajnë peng 25-vjeçarin.

Shërbimet e DVP Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, nisur nga kallëzimi i bërë nga një shtetas, se vëllai i tij, shtetasi A. S., është marrë peng në Francë, nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale, dhe se ata kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar për dokumentimin e këtij rasti.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve Shpresim Hasanaj, 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe Astrit Elezi, 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë ngushtësisht me Policinë franceze dhe me Interpol Lionin, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të dokumentuar nëse 2 shtetasit e arrestuar në Kukës, që ndihmuan shtetasin A. S., për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Shqipëria në Francë, kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit që kanë marrë peng 25-vjeçarin, në Francë. informon policia e Kukësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNON Rusia: Nëse Kievi përdor armë me rreze të gjatë, do të përdorim armë më të fuqishme
Previous article ZYRTARISHT I PANDEHUR/ Akuza që SPAK i komunikoi Berishës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT