• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISHTE NË LISTËN E MË TË KËRKUARVE TË FBI/ Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës
Home
Nderkombetare

ISHTE NË LISTËN E MË TË KËRKUARVE TË FBI/ Forcat afgane vrasin udhëheqësin e lartë të Al-Kaidës

25 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat afgane të sigurisë kanë vrarë Abu Muhsin al-Masri, një udhëheqës i lartë i al-Kaidës i cili ishte në listën e Byrosë Federale të Hetimit të Terroristëve më të Kërkuar.

Lajmin e konfirmoi Drejtoria Kombëtare e Sigurisë e Afganistanit (NDS) me anë të një postimi në twitter këtë të shtunë.

Al-Masri është akuzuar në Shtetet e Bashkuara për sigurimin e mbështetjes materiale dhe burimeve për një organizatë të huaj terroriste dhe komplotin për të vrarë shtetasit e SH.B.A.

Al-Masri, që besohet të jetë komandanti i dytë i al-Kaidës, u vra gjatë një operacioni special në provincën Ghazni në Afganistanin lindor, ndërsa raportohet se ai ishte udhëheqësi suprem i organizatës në nënkontinentin Indian.

Muajin e kaluar, Sekretari i Shtetit i Sh.B.A. Mike Pompeo tha se më pak se 200 operativë të al-Kaidës kanë mbetur në Afganistan.

Ky muaj shënon 19 vjet që nga koha kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin për të përmbysur sundimtarët Talibanë, të cilët kishin strehuar militantë të al-Kaedës që sulmuan Shtetet e Bashkuara në 11 Shtator 2001.

Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr gradualisht trupat e tyre nga Afganistani pasi kanë arritur një marrëveshje historike me Talibanët në Shkurt.

Sipas kësaj marrëveshje është vendosur që forcat e huaja të largohen nga Afganistani deri në maj 2021 në këmbim të garancive kundër terrorizmit nga Talibanët, të cilët ranë dakord të negociojnë një armëpushim të përhershëm dhe një formulë të ndarjes së pushtetit me qeverinë Afgane.

Javën e kaluar, i dërguari special i SHBA Zalmay Khalilzad tha se Talibanët kishin rënë dakord të “rivendosnin” angazhimet e tyre, për të arritur në një marrëveshje dhe të kryenin tërheqjen e trupave dhe të ulnin numrin e viktimave në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME SHTETËSITË/ Meta sulmon gazetarët. Bollino: Presidenti po tradhëton Kushtetutën. Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar...
Previous article POLICIA E "SHQIPONJAT" AKSION NË VLORË/ Arrestohet 52-vjeçari, sekuestrohen 48 kg drogë

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT