Një shqiptar është arrestuar në Mykonos të Greqisë për vrasje në bashkëpunim, raportojnë këtë të mërkurë mediat greke.
Sipas tyre, shqiptari i arrestuar ka punuar në ishull si kontraktor ndërtimi, por nuk japin detaje lidhur me gjeneralitet e tij.
Sipas të njëjtave burime, shqiptari u vu në pranga pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti.