• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve, i riu që grabiste me armë pranon akuzat, por…
Home
Breaking News

Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve, i riu që grabiste me armë pranon akuzat, por…

1 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve, kapet nga Policia e Sarandës i shumëkërkuari Shahin Abazi.

21-vjeçari Abazi, banor i qytetit të Sarandës, ishte person i shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarandë dhe për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane, por edhe për vjedhje motorësh. I riu po tentonte të largohej nga Saranda, me autobus drejt Tiranës, në momentin e arrestimit. Pas informacionit të marrë, Policia e Sarandës është vënë në ndjekje të autobusit dhe e ka arritur atë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër. Pasi ndaloi autobusin, Policia bëri të mundur prangosjen e Abazit.

Burime policore të Sarandës thanë se 21-vjeçari ka pranuar në komisariat se ka qenë ai autori i grabitjes me armë, ndodhur më 28 dhjetor të vitit të kaluar, të dy pikave të karburantit në Sarandë. Pavarësisht se pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se grabitja është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, i riu nuk ka pranuar të japë emrat e bashkëpunëtorëve të tij. Abazi ka pranuar gjithashtu, të jetë pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve, të bëra muajt e fundit, po në qytetin e Sarandës. Ndërkohë, Abazi dyshohet të jetë autor edhe për vjedhje motorësh.

Sipas burimeve policore të Sarandës, 21-vjeçari Shahin Abazi ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale të vjedhjes, ndërsa po hetohet edhe për disa ngjarje të tjera kriminale. Identifikimi i 21-vjeçarit erdhi nga pamjet e kamerave të sigurisë të pikës së karburantit. Filmimet tregojnë momentin kur dy grabitës me kapuç në kokë, rreth orës 06:49 minuta, hyjnë në pikën e karburantit jo nga rruga, por nga skarpata aty pranë dhe hyjnë te vendi ku qëndron punonjësi i karburantit.

Nën kërcënimin e armës, ata detyrojnë punonjësit që t’u dorë- zojë paratë e xhiros nga shitja e naftës dhe benzinës. Teksa njëri e kërcënon me armë tip pistoletë, tjetri i afrohet rojës me një thikë dhe nën kërcënimin e tyre, e neutralizojnë atë. Duke e mbajtur të mbështetur pas murit, grabitësit zhvillojnë kontrolle të shpejta të sirtarëve, por edhe në xhepin e punëtorit me uniformë.

Teksa zhvillojnë kontrolle, dukshëm të nervozuar, grabitësit godasin me shkelma sirtarët dhe më pas, njëri prej tyre, merr një telefon dhe largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në përfundim, dy autorët largohen nga njëjta rrugë nga erdhën. Nga marrja në pyetje e punonjësit të pikës së karburantit, ai deklaroi para oficerëve të Policisë se grabitësit kishin arritur të merrnin një shumë prej 16.000 lekë të reja në total.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tronditet bota e futbollit, ish-mesfushori i Çelsit pëson infarkt
Previous article Një ditë pas protestës për “Rrugën e Kombit”, opozita zbarkon në Kukës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT