• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE KTHYER NË MANKTHIN E GRAVE/ Historia e shqiptarit që tmerroi Gjermaninë, i ndiqte natën dhe më pas…
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE KTHYER NË MANKTHIN E GRAVE/ Historia e shqiptarit që tmerroi Gjermaninë, i ndiqte natën dhe më pas…

19 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

33-vjeçari nga Kosova, Hysen T, është dënuar të enjten me 12 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Dortmund të Gjermanisë. Ai akuzohet për tri vepra penale. “Express” sjell historinë e kosovarit që tmerroi Gjermaninë për vite me radhë.

Sipas raportimit të BILD, kosovari është dënuar për përdhunim, grabitje dhe lëndim të rrezikshëm trupor. Për Hysen T., thuhet se ishte makthi i të gjitha grave atje. Ai i ndiqte gratë gjatë natës derisa ktheheshin në shtëpitë e tyre, i sulmonte dhe i përdhunonte.

Më 4 dhjetor, thuhet se i zuri pritë një gruaje 25-vjeçare në Stacionin Qendror të Dortmundit. Derisa ajo po qëndronte para ashensorit, ai e kishte goditur në fytyrë dhe më pas e kishte tërhequr shkallëve.

“Ai e përplasi atë pas murit, e kapi për fyti dhe e goditi në fytyrë me grushte derisa ajo doli jashtë ashensorit. Pastaj e tërhoqi poshtë shkallëve”, kishte deklaruar Prokurori Petra Schacke Eßmann.

Por, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin akuzohet kosovari. Sipas vendimit të gjykatës, ai kishte ndjekur edhe dy gra të tjera rrugës për në shtëpi gjatë natës dhe i kishte goditur brutalisht.

Një prej grave kishte pësuar fraktura të shumta në fytyrë dhe ishte në rrezik për jetën, sipas aktakuzës. Dhjetë ditë më vonë, Hysen T. thuhet se kishte sulmuar një grua 37-vjeçare në pjesën veriore të qytetit. Këtë herë autori goditi jo vetëm me grusht, por me një shishe të thyer, duke i shkaktuar prerjet të thella në fytyrë.

Për fat të mirë, një fqinj i kishte dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, dhe sulmuesi kishte ikur. Hysen T. më vonë ishte kapur një park pranë me veshje të përgjakura.

ADN-ja e tij i ndihmoi hetuesit të zbulonin se ai kishte qenë autor i një sulmi tjetër të pazgjidhur në vitin 2016, kur një grua tjetër ishte sulmuar dhe përdhunuar në pjesën veriore të qytetit.

Kur filloi gjykimi, i pandehuri fillimisht ishte i heshtur. Avokati i tij, Dieter Kaufmann njoftoi se klienti i tij shumë shpejt do të shqyrtohet nga një psikiatër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA NË RRETHANA MISTERIOZE/ Zbardhet vrasja e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, identifikohen 2 personat e dyshuar
Previous article COVID-19/ Vaksina e Oxford do të miratohet brenda këtij viti

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT