• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE I SHQETËSUAR, TELEFONIN E FUTI NË REZISTENCË”/ Dëshmia e Bucit pas u kap mat me pistoletën e zbërthyer
Home
Breaking News

“ISHTE I SHQETËSUAR, TELEFONIN E FUTI NË REZISTENCË”/ Dëshmia e Bucit pas u kap mat me pistoletën e zbërthyer

9 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sigurohet dosja e plotë e dënimit të Faik dhe Shkëlzen Bucit për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela në korrik të 2017. E ndërsa djali u dënua për tentativën e vrasjes, i ati me 8 muaj me akuzën e pengimit të zbulimit të së vërtetës.

Sipas organit të akuzës, Faik Buci, kishte çmontuar pistoletën e përdorur në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela. Fillimisht, ai i deklaroi policisë se armën e kishte gjetur në një çantë në oborrin e shtëpisë, por më pas rezultoi se armën e kishte marrë në çantën ku mbanin veglat e punës.

“Shkova të marr një kaçavidë për të rregulluar freskuesen dhe në çantën e veglave gjeta pistoletën, e mora dhe e çmontova mbi tavolinë”. Në momentin që shkoi policia për kontroll dhe e pyeti nëse ka sende të kundraligjshme në banesë, ai pranoi se kishte pistoletën. Më pas i biri, Shkëlzen Buci pranoi që pistoleta ishte e tij.

Gjithashtu, djali i Faikut, pra personi që tentoi të vriste aktorin kishte fshehur edhe një telefon brenda një rezistence në shtëpi. Në dosje theksohet se kur Faik Buci është pyetur se ku ka qenë djali i tij në datë 27 korrik kur ndodhi atentati ndaj aktorit Prela është shprehur se “djali erdhi në shtëpi pas orës 21:00 dhe nuk doli nga banesa. Ishte pak i shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte, por më tha se nuk kam asnjë shqetësim”.

Sa i përket vendimit për dënimin me një vit burg të Faik Bucit, që më pas u ul duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, në dosje theksohet se “gjykata merr në konsideratë rrezikshmërinë relativisht të ulët shoqërore” pa ditur se në fakt në të vërtetë rrezikshmëria e tij ishte e lartë, pasi në 2012 Faik Buci së bashku me djalin e tij kryen krimin makabër.

Shkëlzen Buci ekzekutoi motrën pasi i ati thuri planin. Krimi u zbulua nga bashkëpunëtori i drejtësisë, që u dënua me 2.8 vite për atentatin ndaj aktorit Prela, por më pas tregoi edhe vrasjen e Eglantina Bucit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INFEKTIMI, SIMPTOMAT DHE PËRHAPJA/ Kjo është arsyeja pse hepatiti C është i frikshëm
Previous article "ABUZUAN NDËR VITE"/ Albëria zbulon ekskluzivisht gjithë sherrin me kompaninë muzikore (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT