• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM/ Prangoset 20-vjeçari në Tiranë. Arrestohen edhe 9 shtetas të tjerë, ja akuzat…
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM/ Prangoset 20-vjeçari në Tiranë. Arrestohen edhe 9 shtetas të tjerë, ja akuzat…

3 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 10 persona në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 20-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim, për plagosje të rëndë. Po ashtu, nga ana e forcave policore janë arrestuar edhe nëntë shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kapur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. H., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. L. ( i arrestuar ditën e djeshme), ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Dervish Hima” ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së 5 biçikletave, në kohë dhe vende të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 29 vjeç, pasi në Yzberisht ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit A. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
  2. B. 37 vjeç dhe F. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
  3. Sh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIZON KRYEMADHIN/ Lefter Koka: E dashur llogaritare Mona, 25 Prilli do të vijë më shpejt e furishëm nga sa ju pandehni
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Përplasen dy makina, drejtuesit dërgohen në spital

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT