Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë, dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.
57 vjeçarja nga Shkodra e cila ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është Gonxhe Rexhepi. Rexhepi mësohet se ishte ish-volejbolliste e Vllaznisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelonpër më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.
Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.
Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.
Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.


