• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A ishte i drejtë lirimi i Lulzim Berishës? Ja vendimi që merr Gjykata e Lartë
Home
Aktualitet
Drejtësi

A ishte i drejtë lirimi i Lulzim Berishës? Ja vendimi që merr Gjykata e Lartë

20 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Lartë vendos të kalojë për shqyrtim rekursin e prokurorisë kundër lirimit me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Çështja e shumëpërfolur, që solli edhe reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, kishte mbetur në dhomën e këshillimit prej afro një viti. Por vetëm pak ditë më parë treshja e gjykatësve, firmosi ta kalojë në seancë, me argumentin se ka shkaqe për t’iu nënshtruar shqyrtimit gjyqësor. Dhoma e këshillimit, është filtri i parë që çdo çështje duhet të kalojë në gjykatën supreme.

Në rastin e Lulzim Berishës është vendosur që dosja të kalojë për gjykim dhe jo të mbyllet me mospranim rekursi, çka do të ishte arkivim përfundimtar i çështjes.

Tashmë, kolegji penal me relator Artan Zenelin, duhet të caktojë datën për zhvillimin e procesit, në përfundim të të cilit do të vendosë nëse ishte apo jo i drejtë verdikti i Apelit të Durrësit për lirimin me kusht të të dënuarit për vrasje.

Pas dhjetë vitesh qëndrimi në qeli, Lulzim Berisha rifitoi lirinë me kusht në dhjetor të 2016.
Krahas të tjerave, për lirimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Apeli, mori në konsideratë garancinë për punësim të ofruar për të dënuarin nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Më herët gjykata supreme ka vendosur të kalojë më mospranim rekursi disa nga çështjet më të rëndësishme, siç është ajo e Gërdecit, 21 janarit, apo Arben Frrokut./Klodiana Lala

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajza e Mimoza Llasticës do t'ju mahnitë, shfaqet superseksi (Foto)
Previous article Ambasada amerikane reagon për letrën e deputetes Kejdi Mehmetaj

Redaktor2

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT