• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE DENONCUAR I ZHDUKUR/ Si u gjet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali! Arrestimi katër vite më parë…
Home
Breaking News

ISHTE DENONCUAR I ZHDUKUR/ Si u gjet i vrarë biznesmeni shqiptar në Itali! Arrestimi katër vite më parë…

5 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëm pak orë pasi Policia italiane zbardhi një ekzekutim të tipit mafioz në zonën e Breshias, një tjetër ngjarje e rëndë me viktimë shtetas shqiptar është regjistruar në Torino.

Një i ri, i cili bëhet me dije se ka qenë biznesmen, është gjetur i ekzekutuar në një arë në një fshat të Torinos. Ai ishte denoncuar i zhdukur, pasi familja kishte humbur kontaktet me të që prej orëve të para të datës 2 gusht, ndërkohë që Policia dhe familjarët kanë nisur kërkimet.

Policia italiane është mjaft e rezervuar në lidhje me të dhënat mbi ekzekutimin mafioz të Fatmir Arës, 43 vjeç, nga Shkodra, baba i dy fëmijëve. Por mediat lokale kanë mundur të hedhin dritë mbi atë çka ata kanë ruajtur në memorien e tyre për këtë personazh. Sipas të dhënave të publikuara ditën e djeshme u bë me dije se Fatmir Ara në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia torineze për shkak se gruaja e kishte denoncuar për dhunë në familje.

Madje, sipas të dhënave të mediave vendase ajo e kishte denoncuar jo vetëm për dhunë, por edhe për përfshirje në punë të kundërligjshme, që sipas Policisë kishte të bënte me mbajtjen e armëve të zjarrit. Fatmir Ara ishte arrestuar e bashkë me të asokohe u arrestua edhe një efektiv i Policisë, i cili doli i përfshirë në ndërhyrjen për të shmangur arrestimin e mikut të tij nga Shqipëria.

Nuk dihet se sa kohë burg ka bërë viktima e ekzekutimit mafioz në Torino, por në llogarinë e tij në rrjetet sociale ai duke se ka qenë i lirë që në vitin 2020, kohë kur edhe ka kryer ceremoninë e pagëzimit të djalit në Kishë. Policia italiane ka bërë me dije se ai u gjet i vrarë në anë të një rrugë në një fushë ku trupi i tij ishte fshehur pas një karroce të braktisur. Nuk dihet nëse Ara është vrarë aty apo në ndonjë vend tjetër dhe trupi është hedhur në vendin ku u gjet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FLAKË MAKINA NË ECJE NË VLORË/ Policia jep detajet e para
Previous article E RËNDË/ Emigranti shqiptar vdiq teksa punonte në fabrikën e peshkut në Greqi, arrestohen dy persona, dyshohet...

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT