Presidenti i Shteteve të Bashkuara të AMerikës, Donald Trump, ka treguar një prapaskenë të ndodhur në Zyrën Ovale të ‘Shtëpisë së Bardhë’, ku u nënshkkrua marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës në 4 shtator.
Gjatë fjalimit të mbajtur në Pensilvani, ai u ka folur qytetarëve për marrëveshjen e nënshkruar, ku tha se krerët e shteteve që për shumë vite po vriteshin me njëri-tjetrin, u përqafuan në Zyrën Ovale.
“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët”, tha Trump.
“Kështu që iu thashë: ‘Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin… ishte gjë e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”, shtoi ai.