• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE APO JO IBRAIM LICI PREZENT NË MASAKRËN E DOBRAÇIT? Zbardhet dëshmia e 4 policëve të “Shqiponjave”
Home
Breaking News

ISHTE APO JO IBRAIM LICI PREZENT NË MASAKRËN E DOBRAÇIT? Zbardhet dëshmia e 4 policëve të “Shqiponjave”

22 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore lidhur me ngjarjen e rëndë në Dobraç më 30 tetor ku u vranë katër persona.

Kështu efektivët e forcave “Shqiponja”, inspektor Blerim Kurmekaj (45 vjeç), Viktor Logu (33 vjeç) me detyrë patrullë e përgjithshme dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi u lanë me masën “detyrim paraqitje” nga gjykata e shkallës së parë.

Ndërkohë gjykata vendosi gjithashtu “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga detyra deri në hetimin e plotë të kësaj çështjeje.
Avokatët mbrojtës nuk kanë qenë dakord me këto masa sigurie ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të dyshuarit. Gjatë seancës katër efektivët kanë dhënë dëshminë e tyre teksa mësohet se kanë deklaruar se ata nuk e kanë njohur se kush është personi i tretë për të cilin flitet dhe nuk e kanë ditur se a ka qenë apo jo në automjet me viktimat dhe nëse ka qenë apo jo i plagosur.

“Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngjarje dhe kur kemi shkuar kemi parë shumë kaos, me shumë persona që ndodheshin aty, rreth 50 vetë. Nuk kemi qenë të planizuar aty, por kemi dëgjuar në radio se ka aksident rrugor dhe jemi nisur për atje. Sapo kemi mbërritur kemi respektuar procedurat standard. Dy vetë kemi bërë rrethimin e vendngjarjes për të bllokuar kalimin dhe dy të tjerë kanë qëndruar aty. Pasi mbërritëm kuptuam se nuk bëhet fjalë për aksident rrugor por për vrasje me armë zjarri. Menjëherë kemi njoftuar sallën operative dhe ambulancën njëkohësisht. Sapo ka mbërritur ambulanca kemi dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin ende gjallë për t’i transportuar drejt urgjencës të spitalit. Personin e tretë që flitet nuk e kemi njohur se kush është. Nuk kemi patur asnjë dijeni nëse është Ibrahim Lici apo dikush tjetër sepse nuk e njohim. Prioritet kemi patur që të rrethojmë vendngjarjen sepse ishte kaos i plotë dhe t’i japim ndihmë të plagosurve që ishin ende gjallë”, mësohet të kenë thënë katër policët e dyshuar që gjykata i liroi.

Katër efektivët e policisë “Shqiponja” në Shkodër u arrestuan nga AMP si të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” në lidhje me atentatin e 30 tetorit.

Sipas AMP, 4 policët nuk kanë respektuar procedurat standard të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Urdhri i ndalimit ndaj tyre erdhi pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip “Benz S-Class”, në të cilin udhëtonin shtetasit Hamza Lici, dhe Arlind Bushati si dhe dyshohet se ka qenë edhe një person tjetër i paidentifikuar që është larguar nga vendi i ngjarjes dhe efektivët nuk kanë bërë shoqërimin e tij në polici.

Tashmë çështja do të vijojë që të jetë nën hetim për katër efektivët do të jenë në gjendje të lirë dhe të pezulluar derisa të përfundojë hetimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMIMI DHE PUTHJET ME TË FTUARAT? Arian Çani: Gruaja ime kënaqej
Previous article U VRA NGA SHOKU I TIJ/ E shkuara tragjike e 16-vjeçarit! Rrëfehet e ëma: I ati u ekzekutua në sy të Mariglenit

s.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT