• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHIN KTHYER NË “TMERRIN” E LUSHNJES/ Vidhnin MAKINA dhe i shisnin me PJESË. Pas njërit VËLLA, Policia kap tjetrin
Home
Breaking News

ISHIN KTHYER NË “TMERRIN” E LUSHNJES/ Vidhnin MAKINA dhe i shisnin me PJESË. Pas njërit VËLLA, Policia kap tjetrin

1 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 29-vjeçar nga Poshnja e Beratit, është prangosur dje nga Policia e Cërrikut. Sot e ka pasur radhën për tu prangosur nga Policia e Lushnjës, edhe vëllai i tij.

Prej kohësh dy vëllezërit ishin kthyer në tmerrin e vjedhjeve të makinave në zonën e Belshit dhe të Lushnjës. Në momentin e arrestimit atyre ju bllokuan në servisin e tyre edhe disa mjete të vjedhura.

Njoftimi i djeshëm i Komisariatit të Policisë, Elbasan

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u ndalua shtetasi: I. A., 29 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Berat.

Ndalimi tij u bë pasi në fshatin Poshnje, Berat, në pikën e servisit të tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete tip “Benz” të vjedhur, ku njëri prej tyre në pronësi të shtetases A. M., 40 vjeçe, vjedhur më datë 17. 08. 2018 në fshatin Rracë, Belsh.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 2 vjedhje të tjera në qytetin e Belshit, dhe konkretisht:

Më datë 18. 08. 2018, në fshatin Firezë, Belesh, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S. D. 49 vjeç;

Më datë 07. 07. 2018, në fshatin Rracë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur një mjet tip “Benz” në pronësi të shtetasit H. B., 72 vjeç.

Vijon puna në bashkëpunim me Strukturat e Policisë të Komisariatit Lushnjë, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes kryer nga shtetasi i ndaluar, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje automjeti në këtë territor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Njoftimi i sotëm i Komisariatit të Policisë, Lushnjë

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

•E. A., 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasin:

•I. A., 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat (vëllai i E. A.), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale “Vjedhje”.

Ndalimi i shtetasit E. A., dhe fillimi i procedimit penal për shtetasin I. A., u bë për veprën penale “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit E. A., dhe I. A., (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17. 08. 2018, në fshatin Kolonjë, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve I. A., dhe E. A., është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËNDRRA" QË REALIZOHEN/ Kur Kutrone kërkonte foto me Higuain 4 vjet më parë
Previous article 10 ushqimet që do na përmirësojnë shikimin dhe mbrojnë sytë nga çdo sëmundje

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT