• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHIN KTHYER NË “MANKTH” PËR QYTETARËT/ Digjnin makinat… Arrestohen dy të rinjtë në Elbasan, të dënuar më parë
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHIN KTHYER NË “MANKTH” PËR QYTETARËT/ Digjnin makinat… Arrestohen dy të rinjtë në Elbasan, të dënuar më parë

12 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj, pasi akuzohen për djegien e disa makinave në këtë qytet, dhe që rezultonin të dënuar më parë për plagosje dhe vjedhje.

Në pranga kanë rë 31-vjçari G. H. dhe 20-vjeçari B. R., pasi sipas policisë, janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zjarrvënësit”.

Operacioni nga Komisariatit i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me prokurorinë, pas një hetimi dymujor.

Zbardhen djegiet e dy automjeteve.

Vihen në pranga 2 autorët, me precedent penal të mëparshëm dhe të dyshuar edhe për disa ngjarje të tjera.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur zbardhjen e dy ngjarjeve, djegie automjetesh, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi policie, të ndodhura në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit dymujor dhe pas një pune të mirëorganizuar nga ana e strukturave të Komisariatit te Policisë Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Zjarrvënësit”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

•G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje.

•B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

– Më datë 24.12.2019, rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi K. K.

– Më datë 09.01.2020, rreth orës 00:10, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E. Gj.

Po nga informacionet e marra dyshohet se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr ”, kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kupa e Shqipërisë, po luhet ndeshja Partizani-Besëlidhja. Rezultati 1-1
Previous article ISH-SULMUESI I REALIT NUK NDALET/ Ylli Adebayor merr vendim e papritur në karrierë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT