• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHIN KTHYER NË “MAKTHIN” E BIZNESEVE/ Arrestohen dy hajdutët klandestinë palestinezë në Tiranë, nën hetim një i tretë
Home
Aktualitet

ISHIN KTHYER NË “MAKTHIN” E BIZNESEVE/ Arrestohen dy hajdutët klandestinë palestinezë në Tiranë, nën hetim një i tretë

7 January, 2020 k.autor Aktualitet

Dy të rinj të lindur në Palestinë por banues në Tiranë janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për disa vjedhje. Po kështu një 18 vjeçar gjithashtu i lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë është vënë nën hetim.

Të arrestuarit janë Yassine Lwali, 26 vjeç dhe Osmane Ellabasi, 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë, ndërsa nën hetim është vënë Ahmed Basri, 18 vjeç, po ashtu lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Kapja e këtyre tre personave është bërë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, biznesmene franceze, Marie Marchal e cila punon në Shqipëri prej vitesh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të tre këta persona janë klandestinë dhe nuk ka kërkuar azil në Shqipëri.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta persona  janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Ndërkohë ata do të përballen me akuzën veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë, në ngarkim Y. L. dhe O. E.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJE NË RRËSHEN/ Vritet me armë Kastriot Reçi
Previous article JAM TEPËR I PASUR/ Bill Gates: Duhet të paguaj më shumë taksa!

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT