• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHIN FSHEHUR NË BORDIN E ANIJES”/ Sekuestrohen 2.5 ton kokainë në Spanjë, në pranga 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre dy shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

“ISHIN FSHEHUR NË BORDIN E ANIJES”/ Sekuestrohen 2.5 ton kokainë në Spanjë, në pranga 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre dy shqiptarë

21 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 2.5 ton kokainë e cila po transportohej me flamur origjine nga shteti afrikan i Togos.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre 2 shqiptarë dhe 13 pakistanezë.

Ajo që zbuloi trafikantët, ishte fakti se anija e mallrave ishte ngarkuar me 200 ton kafe të deklaruara, sasi kjo shumë më e vogël se kapaciteti normal i saj. Kjo tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të cilat më pas nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit.

Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, i shtohet atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën ‘Rruga e Atlantikut’ të kokainës, e njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave të ardhur nga Amerika e Jugut, të cilat transportojnë substanca narkotike përmes Atlantikut dhe futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.

 

 

Mësohet se anija ishte nisur nga porti i Santos, Brazil më 20 dhjetor dhe edhe pse me flamur të Togos, menaxhohej nga Greqia. Destinacioni i saj ishte Riga, Letoni. Droga ishte me vlere 180 mln euro. Anija rezulton dy here e ndaluar ne Turqi dhe Rusi për probleme te ndryshme.

Në 15 shkurt duhet të mbërrinte në Riga, Letoni. Në anije u gjeten edhe dy gomone, njëra prej të cilave arrinte shpejtësi deri në 15 nyje.

  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA E PAPRITUR E JACINDA ARDERNIT/ Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Zelandës së Re
Previous article DËBORA ZBARDH KORÇËN/ Ja sa ka arritur trashësia e saj në Dardhë e Voskopojë. Rekomandohet... (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT