Ambasada e Spanjës në Tiranë thotë se falë bujarisë së autoriteteve shqiptare dhe kompanisë Air Albania, është bërë e mundutr nisja drejt Frankfurtit e tre shtetasve spanjollë të cilët ishin bllokuar në vendin tonë për shkak të covid-19.
Teksa publikon fotot nga Aeroporti i Rinasit, Ambasada u uron rrugë të mbarë “tre miqëve” që u nisën sot drejt Frankfurit, Luisa Maria, Valeria dhe Pablos, lektor i gjuhës spanjolle në Departamentin e Spanjishtes të Universitetit të Tiranës.
“Sot paradite, Ambasada e Spanjës shoqëroi në aeroportin e Rinasit, tre miq, të cilët u nisën drejt Frankfurtit, falë bujarisë së autoriteteve shqiptare si dhe kompanisë ajrore “Air Albania”.
Udhëtim të mbarë Luisa Maria, Valeria, si dhe natyrisht lektorit tonë të gjuhës spanjolle në Departamentin e Spanjishtes të Universitetit të Tiranës: – Rrugë të mbarë Pablo, shumë faleminderit për ndihmën dhe punën tënde të jashtëzakonshme si dhe të urojmë shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Spanjës në Tiranë.


