• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ishim kaq të ndryshëm! Ti shumë mendje, unë shumë zemër…
Home
Jetë

Ishim kaq të ndryshëm! Ti shumë mendje, unë shumë zemër…

20 January, 2018 Q.Autor Jetë

Unë nuk jam një person i përsosur, as nuk dua të jem. Prirja ime ndaj grisë- në vend të bardh dhe zi – më bën të pasur me nuanca dhe të ndjeshme ndaj defekteve. Unë gjithmonë qaj para një filmi. Më mallëngjejnë përqafimet në aeroporte, me nisjet dhe ardhjet e njerëzve. Dua të rri dhe të shikoj çiftet e dashuruara që sot janë në moshë. Dy persona të cilët – pavarësisht viteve – ende kapen për dore.

Erdhe në jetën time në një moment vendimtar. Kam një jetë plot me njerëz që më mbysin e kam një zemër tepër të etur për dashuri.

U shfaqe në një ditë të zakonshme. Siguria jote mbuloi të gjitha poret tek unë – një grua e ‘shumë mendje’ dhe ‘pak zemër’- e mbeta e hipnotizuar. Dy njerëz krejtësisht të kundërt, e këtë e kam kuptuar tani…

Po të kisha qenë më racionale, ndoshta do t’i kisha kursyer vetes shumë dhimbje.

Unë u përpoqa çdo ditë të të tregoja se çfarë do të thotë ta lësh veten totalisht të lirë në dashuri. Por ti e ke bllokuar emocionalitetin tënd me racionalitet dhe nuk mund ta përballoj atë, nuk mund ta kuptoj atë.

Doja të të bëja të kuptoje se dashuria – edhe nëse të bën të vuash – vlen çdo dyshim, madje edhe përballë mundësisë së zhgënjimit, e vuajtjes.

Një jetë e kryer gjithmonë në tokën e racionalitetit është një jetë e thjeshtë, pa rreziqe.

Ti fiton vitet e jetës duke mos lejuar veten të mpihesh nga emocionet.

Doja të të mësoja diçka … por në fund diçka më mësove ti: Njerëzit nuk mund të ndryshohen dhe vetëm për shkak se i doni ata me të gjithë zemrën tuaj nuk nënkupton që do të mësojnë të të duan në të njëjtën mënyrë.

E kundërta tërhiqet nga kurioziteti, sepse shpirti njerëzor gjithmonë kërkon diçka për të cilën duhet të merret, provojë veten, por njerëzit krejtësisht të kundërt – kur të bien perdet e skenës-  do të përfundojnë duke mos e kuptuar më njëri-tjetrin dhe në mënyrë të pashmangshme do të lëndohen.

Dy njerëz të ndryshëm mund të shkojnë në mënyrë të përkryer, por vetëm kur ata janë në gjendje të komprometojnë në diversitetin e tyre, e të përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin. Por e gjithë kjo ndodh vetëm nëse ka dashuri të vërtetë! Në asnjë rast tjetër!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 12 vjeçari pyet nënën sa shpesh bën seks, përgjigja e saj do t’u habis!
Previous article Dua Lipa arrin atë që s’kanë mundur as Rita Ora e as Bebe Rexha

Q.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT