• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA NË RADHË PËR TË BËRË PAZARIN”/ Flet vajza që u plagos tek “Xhamlliku”: Pashë gjithçka. Jam qëlluar dy herë, kam shumë dhimbje
Home
Breaking News

“ISHA NË RADHË PËR TË BËRË PAZARIN”/ Flet vajza që u plagos tek “Xhamlliku”: Pashë gjithçka. Jam qëlluar dy herë, kam shumë dhimbje

11 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Flet ekskluzivisht për “News24” dhe “BalkanWeb” vajza që mbeti e plagosur aksidentalisht, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e djeshme pranë “Xhamllikut” në Tiranës, ku policia u përplas me të kërkuari, Orges Bilbili, duke e plagosur. Përveç shënjestrës së policisë, e plagosur mbeti aksidentalisht edhe një vajzë e re, e cila rrëfen për gazetarin Enrik Mehmeti, gjithë rrjedhën e ngjarjes, si dhe tregon gjendjen e saj shëndetësore. Ai tregon se kishte dalë për të bërë pazarin te marketi, por po priste në radhë, pasi kishte shumë njerëz, kur kishte dëgjuar një zhurmë. Vajza me inicialet M.P. ka tentuar të fshihet te një mur në cep të marketit, por është penguar me një person tjetër dhe aty e kanë kapur plumbat e policisë. Më tej, ajo nuk kujton asgjë, vetëm kur e kanë marrë dy policë për ta transportuar në spital, ndërsa thekson se ka dhimbje të forta, pasi ka një plumb në këmbë.

Çfarë po bënit kur ndodhi ngjarja?

Kisha dalë nga shtëpia, se kisha orarin për të bërë pazarin, për të blerë ushqimet e shtëpisë, se kam dy pleq në shtëpi. Isha duke mbajtur radhën, se kishte radhë market. Në momentet kur po prisja jashtë, nga cepi i marketit, te një rrugicë, u dëgjua një si kapsollë dhe s’i vura veshin, se nuk ma mori mendja të ndodhte diçka e tillë në mes të ditës. Në momentin që pashë se dolën nga rrugica dy vetë, njëri me të zeza, tjetri nga pas që gjurmonte me vrap, u vura në siklet dhe u mundova të futesha te dyqani, por nuk futesha dot, se kishte shumë njerëz. E dija se aty isha më afër dhe do më kapte më keq. Mu ngjitur me marketin është një mur i vogël dhe thashë të fshihem aty, se mbase s’më kap. Në ato momente, djalit i bie pistoleta në tokë, unë ktheva kurrizin dhe u pengova me një zotëri, kur më qëlloi, por nuk e pashë kush më qëlloi.

Sa plumba keni marrë?
Një e kam te këmba, që ka dhe gjakderdhje, te këmba mbrapa kofshës, një edhe pas krahut, që thonë është qorr, ka kaluar shkarazi. Ndërsa në këmbë më thonë që vijon të jetë plumbi. Unë kam shumë dhimbje, jam e shqetësuar. Mjekët thonë se nëse plumbi ikën nga aty, ka burim infeksioni. Se në momentin që është future plumbi, ka djegur gjithçka, mishin, se isha afër.

Keni pasur ndonjë ndërhyrje?
Jo. Më thanë që nuk duhet të bëj operacion. Infermieri që ka ardhur tani më tha që do shohim nesër, do bëjnë ekzaminime të tjera.

Sa i përket ngjarjes, humbët ndjenjat?
Jo, nuk i ndjenjat për asnjë sekondë. As vetë se di si mu gjet mendja që dhashë edhe numrin e telefonit që të lajmëronin të shtëpisë sime, dhe erdhi menjëherë mamaja, se babanë e kam pa qejf.

Kush iu çoi në spital?
Më duket policët, njëri i jepte shumë shpejt makinës, se unë kisha shumë dhimbje.

Keni pas probleme me shëndetin?

Dhimbjet e këmbës pa fund, gjë tjetër jo. Krahu jo shumë.

Kur do iu fusin në operacion?
Nuk e di, mos t’i akuzoj kot mjekët, nuk kanë thënë gjë. Unë pashë edhe vetë diçka, kur po më bënin grafi, besoj se plumbi nuk do të ketë kapur kockën, do jetë te tuli. Kam shumë dhimbje, nuk rri dot.

Kush është me juve?
Mamaja. Babin e kam lënë në shtëpi se s’dua të mërzitet, pasi është sëmurë. Babi e ka marrë vesh, por nuk i kam thënë në çfarë gjendjeje jam.

Në momentin që u plagosët, dëgjuat disa të shtëna?
Dëgjova një herë në ajër dhe menjëherë u përpoqa të fshihesha, pastaj nuk mbaj mend.

Ky personi me të zeza ua drejtoi armën?
Isha me kurriz, për t’u fshehur për veten time në ato momente, se ma mori mendja që diçka do ndodhte. Ktheva kurrizin për t’u fshehur, por u pengova me atë personin.

Sa i përket plumbit që keni ende në këmbë, nuk është bërë ende një ndërhyrje, çfarë iu kanë thënë mjekët lidhur me dëmtimin që keni?
Duhet të shohin ecurinë, si do shkojë. Nuk duhet ta heqin, sepse nëse e heqin, është burim infeksioni, më thanë, dhe mund të ketë përkeqësim. Nesër do vijnë të shohin si do jetë situata, ose do bëjnë analiza të tjera, nuk e di.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Zbulohet motori që e shumëfishon. Shkenca: Tani është më e lehtë të gjesh ilaçe
Previous article PAMJET NGA TIRANA/ Vazhdon “dyndja” e qytetarëve për pazaret, radhë të gjata në tregun e ish-Kombinatit (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT