Kryeministri Rama nuk është ‘kursyer’ serish duke u kthyer përgjigje qytetarëve në faqen e tij.
Teksa ka publikuar disa foto dhe ka paralajmëruar përfundimin e rrugës hyrëse të Maliqit, një qytetar i ka shkruar kryeministrit se kishte qenë dje në Malin e Tomorrit dhe rruga ishte katastrofë, duke e quajtur dhe ‘turp’ për Ramën.
‘Po e beni rrugen? Shum mir nese po e beni.. Nuk e di se sa km eshte kjo rruge hyrse.. Por un isha dje ne ate ‘parkun kombetar te Tomorrit’ qe ishte vetem 15 km rruge.. Dhe ishte nje KATASTROFE ne nje vend ku shkojn njerez nga gjithe bota.. Ky eshte nje turp nje turp per ju qe kerkoni qe te vijn turiste ne shqiperi kur nuk i ofrojm as gjen me elementare ‘RRUGEN MBRAKULL – KULMAK 15 KM RRUG’, ka shkruar qytetari.
Kryeministri, i ka thënë se të parët e përdornin këtë fjalë dy ose tre herë në jetë, ndërsa ‘një soj veshgjatësh e përdor në vend të shenjave të pikësimit’. Duke iu përgjigjur për rrugën për në Malin e Tomorrit, Rama ka shtuar se punët publike bëhen sipas mundësive dhe jo sipas dëshirave,.
‘…faleminderit per “turpin”, fjale e madhe shume qe te paret tane e perdornin dy a tre here ne jete, kurse nje soj veshegjatesh ketu e perdor ne vend te shenjave te pikesimit(!), por turpin mbaje per vete e te te beje mire, se une s’po rri nje sekonde duarkryq tash 6 vjet dhe punet publike behen sipas mundesive, jo sipas deshirave’, është përgjigjur kryeministri.