Ish ushtaraku Riza Zeraliu u ankua në platformën e Bashkëqeverisjes për pensionin e tij të pleqërisë dhe atë suplementar të llogaritur gabim.
Pas ankesës së tij në platformë, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, rivlerësoi llogaritjen e bazës së vlerësuar, nga ku ka rezultuar një gabim duke llogaritur edhe diferencat kreditore sipas ligjit.
Qytetarit i është rishqyrtuar edhe pensioni suplementar ushtarak, i cili u rillogarit duke rezultuar me një shumë shtesë.
Në takimin javor me Kryeministrin Rama, vetë qytetari tha se ishte i habitr nga shejtësia me të cilën ishte zgjidhur çështja e tij, brenda 10 ditëve.
Kryeministri Rama tha se tashmë ka një përmirësim të ndjeshëm të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve në zyrat e shtetit dhe kjo falë edhe presionit që ushtrohet nga bashkëqeverisja.


