• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ISH TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT/ Qeveria do të ndajë edhe 43 milionë USD
Home
Ekonomi
Portret

ISH TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT/ Qeveria do të ndajë edhe 43 milionë USD

28 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Ish-të përndjekurit, brenda vitit 2018 do të përfitojnë edhe 17 milionë dollarë dëmshpërblime. Nga fondi për kompensimin e ish- pronarëve kanë mbetur pa u shpërndarë edhe 26 milionë dollarë. Në total, për këto dy kategori janë për t’u shpërndarë edhe 43 milionë dollarë.

Shifrat për fondin e mbetur që do të shpërndahet deri në fund të vitit për dy kategoritë, u publikuan dje në tabelën fiskale të Ministrisë së Financave për 7-mujorin. Ish- të përndjekurit, brenda vitit 2018 do të përfitojnë edhe 17 milionë dollarë dëmshpërblime. Për kompensimin e ish-pronarëve kanë mbetur pa u shpërndarë edhe 26 milionë dollarë. Referuar statistikave fiskale, qeveria deri tani ka shpenzuar 228 milionë lekë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve.

Fondi i miratuar me buxhetin e vitit 2018 është 2 miliardë lekë për dëmshpërblimet e kësaj kategorie. Për 4 muajt e ardhshëm, qeverisë i kanë mbetur për të shpenzuar edhe 1,772 milionë lekë për ish- të përndjekurit. Fondi për kompensimin financiar të ish-pronarëve me buxhetin e vitit 2018 ishte në vlerën e 4 miliardë lekëve. Në shtatë muajt e parë, qeveria ka shpenzuar nga fondi i kompensimit 1,384 milionë lekë. Deri në fund të vitit, për kompensimin e ish- pronarëve do të shpërndahen 2,616 milionë lekë.

TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET

Për periudhën janar-korrik, totali i të ardhurave që kanë hyrë në buxhet janë 256 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave, duke shënuar një rritje 7,3 miliardë lekë më shumë se viti 2017. Shpenzimet e përgjithshme të qeverisë arritën 252,8 miliardë lekë. Kjo periudhë fiskale është mbyllur me suficit buxhetor në vlerën 3,1 miliardë lekë.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u realizuan në 224.4 miliardë lekë, 8 miliardë lekë më shumë se 7-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 98 për qind. Të ardhurat nga TVSH-ja, një nga treguesit kryesorë të qarkullimit në ekonomi, u rrit 3,4 për qind apo 2,6 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, të ardhurat e arkëtuara nga TVSh-ja janë 81 miliardë lekë.

Zhvlerësimi i euros ka ndikuar në të ardhurat nga TVSH. Ministria e Financave shpjegoi se rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja, si euro dhe dollari kundrejt monedhës vendëse, ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja të importeve për të gjitha kategoritë e mallrave. Sipas Financave, janë rimbursuar rreth 8 miliardë lekë ose 1.4 miliardë lekë më shumë se 7-mujori i vitit 2017.

Shpenzimet e përgjithshme publike për muajin e shtatë të vitit 2018 arritën në rreth 252.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 95.1 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë ka rezultuar 3 për qind më i lartë ose rreth 7.3 miliardë lekë më shumë.

fiskalja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TETË TRENDET E 2018/ "Rregulloni" gabimet! Këto janë modelet e duhura edhe për sezonin e vjeshtës (FOTO)
Previous article KELVI LARGOHET NGA TOP CHANNEL/ Zbulohen PRAPASKENAT: Sherri me Dojnën dhe...

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT