• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish strategu i Donald Trump, Steve Bannon merret në pyetje lidhur me hetimet për Rusinë
Home
Nderkombetare

Ish strategu i Donald Trump, Steve Bannon merret në pyetje lidhur me hetimet për Rusinë

17 January, 2018 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Siç njofton gazeta New York Times, prokurori i posaçëm Robert Mueller ka nxjerrë një urdhër që detyron ish-strategun e Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon të dëshmojë para një jurie të madhe që po heton rreth kontakteve të fushatës së zotit Trump me Rusinë. Sipas gazetës, urdhri është nxjerrë javën e kaluar.

Ndërkohë, zoti Bannon po merret në pyetje nga ligjvënësit lidhur me një tjetër hetim që po bën Kongresi për këtë çështje.

Zoti Bannon, i cili ishte një nga ndihmësit kryesorë të fushatës zgjedhore të zotit Trump dhe për shtatë muaj këshilltar i lartë i administratës së tij, ka dalë përpara Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve në një seancë me dyer të mbyllura.

Hetimet që po kryen Dhoma e Përfaqësuesve janë një prej disa hetimeve në Uashington rreth lidhjeve të njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë.

Steve Bannon vazhdon ta ofrojë hapur mbështetjen e tij për Presidentin Trump. Por marrëdhëniet e tij me Presidentin u dëmtuan shumë kur zoti Bannon u citua gjerësisht për kritika rreth fuksionimit të Shtëpisë së Bardhë muajt e saj të parë. Citimet bëhen në librin e ri të autorit Michael Wolff, Zjarr dhe Furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të zotit Trump.

Ish-këshilltari i zotit Trump citohej ta kishte cilësuar “tradhti” dhe “jopatriotik” takimin gjatë fushatës që djali i madh i Presidentit, Donald Trump Jr, dhëndri i tij Jared Kushner tashmë këshilltar në Shtëpinë e Bardhë dhe dikur menaxheri i fushatës Paul Manafort patën zhvilluar me një avokate ruse, në përpjekje për të marrë prova “inkriminuese” kundër kandidates presidenciale të Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Pas botimit të librit, zoti Trump tha se: “Bannon nuk kishte të bënte fare me të apo me presidencën e tij”. “Pas pushimit nga puna ai jo vetëm humbi punën por dhe mendjen“, tha zoti Trump.

Javën e kaluar zoti Bannon u shkarkua gjithashtu nga detyra e drejtuesit ekzekutiv më lartë të Breitbart News, një agjenci lajmesh e së djathtës ekstreme që ka mbrojtur qasjen populiste të zotit Trump.

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve ka të ngjarë ta pyesë zotin Bannon rreth takimit të qershorit 2016 të organizuar nga Trump Jr., i cili u ka thënë hetuesve se avokatja ruse nuk ofroi informacione të dëmshme për zonjën Clinton. Hetuesit gjithashtu po shqyrtojnë rolin e zotit Trump kur ishte kandidat për President, në hartimin e një deklarate dizinformuese në lidhje me qëllimin e takimit, një shpjegim që ra poshtë shumë shpejt.

Me gjasa zoti Bannon do të pyetet rreth pohimeve të tij për librin e zotit Wolff se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, kreu i hetimit penal për lidhjet e dyshuara të njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë, është duke u përqendruar në dyshimet për pastrimin e parave nga zyrtarët e fushatës. Ai mund të pyetet gjithashtu për ato çka di lidhur me bisedat e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn me ambasadorin e atëhershëm rus Sergej Kislyak, disa javë përpara se zoti Trump të merrte detyrën. Po kështu ai mund të pyetet edhe nëse Presidenti Trump ka ndonjë synim të shkarkojë Prokurorin e Posaçëm Mueller, pavarësisht se ai e ka mohuar.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka patur “bashkëpunim të fshehtë” mes njerëzve të fushatës së tij dhe Rusisë, edhe pse hetimet prej disa muajsh të Kongresit apo të zotit Mueller nuk ka dalë ende në ndonjë përfundim.

VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma, Chelsea i bashkohet garës për transferimin e Emerson
Previous article Përdhunohet në grup, adoleshentja vdes pas lëndimeve të marra në mëlçi dhe mushkëri

Redaktor1

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT