• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish-Prokurori i Përgjithshëm NËN HETIM/ Me sa PARA kaloi në kufi ADRIATIK LLALLA që nuk i deklaroi?
Home
Aktualitet
Drejtësi

Ish-Prokurori i Përgjithshëm NËN HETIM/ Me sa PARA kaloi në kufi ADRIATIK LLALLA që nuk i deklaroi?

4 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për disa vepra penale. Llalla po hetohet edhe për veprën e “Mosdeklarimit të hollave në kufi”.

Konfirmohet se ish-Prokurori i përgjithshmë Adriatik Llalla është vënë në hetim.

Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”.

Gjithashtu Llalla po hetohet edhe për veprën penale të “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, çka ngre dyshime të forta se ish-Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë ndaluar dhe kapur në flagrancë me një shumë mbi 10 mijë euro në kufi, çka e bën të detyrueshëm deklarimin e parave në pikat kufitare.

Nuk dihet se kur dhe nga cili organ mund të jetë bërë një gjë të tillë, por fakti që Prokuroria e Durrësit po e heton edhe për këtë akuzë, është një element mjaft domethënës.

Veprat e tjera penale për të cilat po hetohet Llalla janë ato të “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal.

Pak kohë më parë Llalla kishte dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, por një gjë e tillë duket se nuk e ka shpëtuar atë nga “vettingu”.

Ish-kreu i akuzës është përplasur disa herë ashpër me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, aq sa SHBA-të e shpallën person “non grata” Llallën dhe familjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi Majk i shprehu publikisht dashurinë Melitës, Majlinda ka vendosur që ... (FOTO)
Previous article Uashington/ Trump: Nuk jemi në “luftë” tregtare me Kinën

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT