Prokurorët e SHBA kanë akuzuar një ish oficere të Forcave Ajrore të SHBA për spiunimin e Iranit në një operacion të përpunuar për të synuar oficerët e tjerë të shërbimit të fshehtë. Monica Witt, e cila thuhet se u largua nga Irani në vitin 2013, kishte punuar më parë si një oficere amerikane e kundërzbulimit.
Katër qytetarë iranianë gjithashtu janë akuzuar për përpjekjen për të instaluar softuer spiun në kompjuterët që u përkasin kolegëve të zonjës Witt.
Sipas FBI, zonja Witt u pa për herë të fundit në Azinë jugperëndimore në korrik 2013.
FBI-ja deklaroi se ajo ishte duke punuar si mësuese angleze në Afganistan ose Taxhikistan dhe kishte jetuar jashtë shtetit për më shumë se një vit përpara se të zhdukej. Prokurorët thonë se znj. Witt, një ish-banore e Teksasit, i është dhënë niveli më i lartë i pastrimit të sigurisë në SHBA dhe ka punuar në Forcën Ajrore të SHBA-së nga 1997 deri në vitin 2008.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Xhon Demers, kreu i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë i SHBA, tha për AP News:
“Është një ditë e trishtuar për Amerikën kur një nga shtetasit e tij tradhton vendin tonë”.
Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar gjithashtu dy kompani iraniane – New Horizon Organization dhe Net Peygard Samavat Company – për rolin e tyre në këtë komplot.
Hetuesit thonë se znj. Witt ishte rekrutuar pas pjesëmarrjes në dy konferenca të organizuara nga Organizata e Re Horizonti, e cila po punonte në emër të Forcës Quds të Gardës Kombëtare të Iranit.
Përkthyer nga CNN


