• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISH-NUMRI DY I PARTISË KOMUNISTE/ Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos
Home
Breaking News

ISH-NUMRI DY I PARTISË KOMUNISTE/ Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos

29 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare edhe numri ish-dy i Partisë Komuniste, Vito Kapo. Ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, e ndërsa ishte bashkëshortja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së. Vito Kapo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

Kapo, gjithashtu u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945 në Komitetin Qendror të PK-së.

Ajo mbylli sytë sot pranë familjarëve të saj në Tiranë.

Kush ishte Vito Kapo?
U lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës.Më 1941 mbaroi Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” të Tiranës.

Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS MERRNI ÇADËR ME VETE! Mësoni parashikimin e motit për sot
Previous article HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 29 SHKURT 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR VRASJE/ Si u kap në Belgjikë Gerd “Gjenerali” Aktualitet

I DËNUAR ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR VRASJE/ Si u kap në Belgjikë Gerd “Gjenerali”

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë Aktualitet

MOTI I NXEHTË DHE TEMPERATURAT E LARTA/ Ndryshon orari i protestës në Tiranë

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT