Kur vjen fjala tek postimet në Instagram, trendi i cili nuk po del dot nga moda është ai i fotove “pa mendje”.
Të njejtin trend ka ndjekur edhe ish-ministrja e parlamentit shqiptar Majlinda Bregu. Bregu ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një foto në të cilën shfaqet pranë një krijese e cila duket të jetë shumë e dashur për të.
Dhe e kemi fjalën për një qenush, prania e të cilit duket se e ka bërë shumë të lumtur ish-ministren e PD-së. Nuk e dimë akoma nëse ky qenush është pjesë e familjes së saj por kur sheh një zonjë “të hekurt” e cila poston në proflin e saj foto me një krijesë të tillë, nuk mund të rrish pa menduar se sa special duhet të jetë ky qenush për të.



