• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-ministri i PD: Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme për 27 Janarin, kurse Rama …
Home
Shqipëri

Ish-ministri i PD: Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme për 27 Janarin, kurse Rama …

18 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri Besnik Mustafaj thotë se rezultatet e protestës që opozita ka parashikuar për t’u zhvilluar më 27 janar do të jenë minimale, ndryshe nga sa pretendohet nga krerët e dy partive më të mëdha opozita në vend.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mustafaj tha se sipas tij, në situatën politike në vend vërehen dy probleme, një që lidhet me kryeministrin Rama, dhe tjetri me kryedemokratin Basha.

“Unë jam një nga ata njerëz që besoj se nga protesta ka vetëm të mira. Protesta në një shoqëri të lirë dhe demokratike është një presion i madh ndaj mazhorancës për t’i përmirësuar gjërat. Për situatën në vend unë shoh dy probleme.

Së pari Basha po krijon një pritshmëri të parealizueshme. Po i thotë qytetarëve në takime se me këtë protestë do ta çmontojmë qeverinë Rama. Por kjo është e parealizueshme. Së dyti, problemi është shumë i madh edhe tek kryeministri Rama dhe grupi i tij. Ai nuk pranon t’i lexojë arsyet e një situate të tillë. Rezultatet e protestës do të jenë minimale”, tha Besnik Mustafaj.

Sakaq, ai tha se vetëm një strukturë që do të përfaqësojë interesat e masës së pakënaqur, dhe jo thjesht militantëve partiakë, mund të sjellë ndryshim.

“Nëse do të kishte një strukturë të rregulltë që të përfaqësojë interesat e masës së pakënaqur atëherë situata do të ishte ndryshe. Por me partitë tradicionale në vendin tonë, diçka e tillë nuk është e mundur. Lidershipi i PD sot është me imazh të dëmtuar. Për të krijuar besim më shumë te njerëzit e zhgënjyer sesa tek militantët e partisë, duhet të ketë një qëndrim ndryshe nga ana e opozitës”, u shpreh Mustafaj./balkanweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË DREJTËSI/ Nga çadra e këtej: “Plani B” i ndërkombëtarëve
Previous article Skendërbeu hyen "tersin", arrin të gjejë "rrugën" e fitores

g.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT