• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish ministri i jashtëm, Mustafaj: Vlerësime e BE, pozitive. Caktimi i vijës detare nuk është kusht i BE
Home
Sociale

Ish ministri i jashtëm, Mustafaj: Vlerësime e BE, pozitive. Caktimi i vijës detare nuk është kusht i BE

6 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Analisti Besnik Mustafaj, njëherësh ish-ministër i Jashtëm në kohën kur qeveriste Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka 5 vite që mirëpret vlerësimet nga Brukseli. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Mustafaj tha se kryesisht vlerësimet që kanë ardhur nga Brukseli për Shqipërinë kanë qenë deri diku pozitive.

Po ashtu ai theksoi se Brukseli kërkon Ballkan me standarde. Ai tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë faktor paqeje ndërsa Serbia nxitëse për luftëra, duke shtuar se këto dy vende do ecin në një rrugë drejt BE, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Vlerësimet që vijnë nga Brukseli nuk kanë qenë negative. Makineria dhe një nga kritikat që vijnë nga Brukseli, pëlqen këtë gjuhë dhe kjo nuk thotë asgjë. Shqipëria ka probleme me Greqinë, por janë pa ngarkesa të mëdha, përjashtuar nga çështja e kufirit me detin. Të marrin parasysh problematikat që ka Greqia me Maqedoninë, apo Serbia me Kosovë, këtu ndërhyn emocioni publik. Është një rast fatlum që të sheshohen ato probleme. Deri tani nuk janë sheshuar dot këto probleme. Një pjesë e madhe e problematikave, janë në Greqi që është pjesë e BE. Përpjekjet dhe vullnetin duhet ta japë Greqia. Fjala ‘reformat’ është e konsumuar. Janë disa reforma që janë të rëndësishme për procesin e integrimit. reforma në drejtësi do të vlerësohet kur të japë rezultatet e para, që të bjerë ajo akuzë që bën opozita. Deri tani është një akuzë që nuk është hedhur poshtë nga praktika. Kemi dhe reformën elektorale, që është një kusht që nuk u zbatua. Duhet të zbatohet në zgjedhjet lokale. Ne kemi reforma të tilla që vënë në provë kapacitetet e klasës politike që të bashkëpunojnë. Unë mendoj se do ndikoj për hapjen e negociatave. Maxhoranca po përpiqet që ta përdor këtë si një arritje të vetën hapjen e negociatave. Ndërsa opozita këtë e kërkon për vendin. Nëse hapen negociatat, pasi hapja është hap formal deri BE, pasi ato janë të koklavitura. Unë besoj se është e mundshme që të merret vendimi, që të hiqet një argument tensioni. Organizatat ndërkombëtare me ne i ka gjetur belaja. BE është një organizatë ku ka një vetëdije se Ballkani jashtë është më shumë problematik sesa ai brenda. Ka një bazë realiste. Ballkani brenda është aq i vogël sa që s’mund t’i hapë rrugë konflikteve. Eksperienca e Bullgarisë dhe Rumanisë në BE ka krijuar ngurrimet e veta brenda këtij institucioni. Ka një Ballkan me dy shpejtësi. Unë besoj se Shqipëria dhe Serbia, përveç simbolikës së historisë, Shqipëria ka qenë faktor paqe, Serbia nismëtare për luftën, se besoj se vendi ynë do lihet një hap pas Serbisë.

Mustafaj u ndal edhe tek çështja detare me Greqinë., ndërsa shtoi se caktimi i kufirit nuk është kusht i BE.

“Caktimi i vijës detare nuk është kusht i BE, për sa kohë nuk ka tension mes dy vendeve. Greqia se ka me fqinjët e saj. Është anëtare e BE dhe NATO-s. Besoj se po ndiqet rruga e gabuar në zgjidhjen e këtij problemi. Nuk do të mundet të gjendet paqja në opinionin publik nëse nuk gjendet zgjidhja. Kandarë farmacie në caktimin e këtyre marrëveshjeve nuk ka.’, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trendi më “cool” i xhinseve për 2018-n sipas femrave të Instagramit (FOTO)
Previous article “Çmendet” Lallana: sulmon kundërshtarin 19-vjeçar (Video)

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT