Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot gjatë një ceremonie zyrtare ish-Ministrin e Jashtëm Italian, Franco Frattini, me dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta ka shfaqur vlerësimin e tij ndaj kontributit të Frattinit në mbështetjen e Italisë.
Ndërkohë, vet ish-Ministri italian teksa e ka falenderuar për dekoratën presidentin Meta, është shprehur se ai do të jetë avokati i Shqipërisë për progresin e saj në BE.
“U jam mirënjohës për dekorimin. Do jem avokati juaj per progresin. Nuk ka asnje pengesë për progresin. Shqipëria, rol kyç në Ballkan. Duhet unitet politik. Anëtarësimi në NATO shënoi një gur themeli. Shikoj një progres të madh të Shqipërisë. Shqipëria ka vetëm një rrugë, të jetë në BE. Gjej në Tiranë shumë miq”, ka thënë Frattini.
Gjatë ceremonisë zyrtare të vlerësimit të ish-ministrit të Jashtëm Italian, ishin të pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, lideri i PD-së Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, si dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu.


