Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është thirrur sot në SPAK.
Sipas burimeve të “Abcnews” ai është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj, në cilësinë e deklaruesit për privatizimin e një ish-fabrike buke.
Ai u largua nga drejtimi i ministrisë në vitin 2016, ndërsa postin e tij e mori Arben Ahmetaj. Ndërkohë, pritet që detaje të reja të dalin në dritë në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Cani.