Thellohen hetimet per skandalin e abuzimeve korruptive me miliona e miliona euro ne sektorin e rrugëve dhe tenderimeve te tyre. Ish ministri Edmond Haxhinato ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ish ministri dyshohet se se ka dijeni per detajet, rrethanat dhe procedurat e personave qe jane përfshirë deri tani zyrtarisht dhe jane nen akuze per skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan.
I pyetur për rrethanat e çështjes për të cilën jane arrestuar dy ish drejtore te pergjithshem rrugesh, Haxhinasto u shpreh se u pyeta per veprimtarine time si minister ne periudhen kur kane ndodhur edhe zhvillimet rreth dosjes qe po hetohet.
Hetimet po behen nen akuzen e shperdorimit te detyres dhe korrupsionit me fondet e nje prej veprave me te perfolura te viteve te fundit.
Kjo ishte hera e pare qe Haxhinasto u thirr per tu mare ne pyetje nga hetuesit dhe prokuroret e skandalit ku besohet se ka abuzime me fonde qe shkojne ne dhjetra miliona euro. Më herët ai ka deklaruar se nëse ndaj tij do të ketë hetime politike ai do të kundërpërgjigjet shumë ashpër politikisht, pa e saktësuar deri më sot se çfarë nënkupton me një deklaratë të tillë!
Me herët gjatë ditë së sotme ish vartesi i tij Dashamir Xhika (LSI), dhe ish drejtori tjeter i Autoritetit Rrugor Shqiptar Andi Toma ishin ne Gjykaten e Apelit te Durresit per revokimin e mases se arrestit me burg të ndërmarrë ndaj tyre. Gjykata rrezoi kerkesen e tyre duke i rikthyer serisht ne qeli deri ne perfundim te hetimieve dhe gjykimit te kesaj çeshtje.
Edmond Haxhinasto dhe Dashamir Xhika përveçse kanë qene ne raporte te ngushta e të afërta në ministrinë e Transporteve, të tilla i kanë patur marrëdhëniet edhe në aspektin politik, pasi i pari është deputeti i listës së qarkut Elbasan dhe i deleguari politik i LSI për këtë qark, ndërsa Xhika, është Kryetari i LSI për Elbasanin.
Alpenews.al


